“Mos jepni llogari pasi të jetë marrë jeta ime”, letra rrëqethëse e Arlinda Zekajt, tri ditë para vrasjes

“Uroj që të mos detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime”.

Sponsor 3M Express

Këto janë fjalët tronditëse që Arlinda Sylaj Zekaj ia drejtoi Kryeprokurores së Prokurorisë Themelore në Pejë, përmes një letre të siguruar nga Sinjali, e që mban vulën e pranimit të datës 22 tetor 2026, vetëm tri ditë para se të vritej në Vitomiricë të Pejës.

Në letrën e publikuar në fotografi, viktima kishte kërkuar marrjen e masave urgjente ndaj zyrtarëve që, sipas saj, nuk i kanë përmbushur detyrat e tyre. Ajo kërkonte gjithashtu hetimin e përgjegjësive institucionale dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete lidhur me çështjen për të cilën kishte kërkuar ndihmë.

“Kjo është shpresa ime e fundit”, thuhet në letër, ku shprehej shqetësimi se institucionet mund të reagojnë vetëm pasi të jetë marrë një jetë njerëzore, transmeton Klankosova.tv.

Sipas informacioneve, e ndjera kishte kërkuar ndihmën e policisë për dhunë në familje para se të vritej. Dyshohet se gruan e vrau kunati i saj i cili ndodhet në arrati.

Më poshtë letra e plotë:

Lexo edhe

Inteligjenca artificiale (AI) zbulon rrezikun e vdekjes te pacientët me kancer përmes një fotografie të fytyrës

Inteligjenca artificiale (AI) zbulon rrezikun e vdekjes te pacientët me kancer përmes një fotografie të fytyrës

Humbi!

Humbi!

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve

Tri ditë para vrasjes, gruaja në Vitomiricë të Pejës kërkoi veprime urgjente ndaj institucioneve