“Mos e rrej popullin”, Berishaj mohon pagesat nga GEN-I në Beograd gjatë mandatit si ambasador

“Mos e rrej popullin”, Berishaj mohon pagesat nga GEN-I në Beograd gjatë mandatit si ambasador

“Mos e rrej popullin”, Berishaj mohon pagesat nga GEN-I në Beograd gjatë mandatit si ambasador

Ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, është përballur me një tjetër pyetje nga gazetari Lirim Mehmetaj lidhur me pagesat nga GEN-I Beograd.

Në Debat Plus, Mehmetaj e ka pyetur Berishajn nëse kishte pranuar para nga GEN-I Beograd deri në prill të vitit 2022, kur njëkohësisht ishte ambasador i Kosovës.

Sponsor 3M Express

“Pse keni pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës sa keni qenë ambasador, deri në prill 2022?”, e ka pyetur Mehmetaj.

Berishaj e ka kundërshtuar pyetjen, duke thënë se për këtë çështje gazetari duhet të përgjigjet në vendin përkatës, ndërsa e ka akuzuar atë se po e paraqet çështjen në mënyrë mashtruese.

“Ju keni me u përgjigj diku ku duhet me u përgjigj… Ti së pari po hamëndson në mashtrim… Jo, mos e rrej popullin, mos e rrej popullin”, ka thënë Berishaj.

Berishaj ka mohuar se ka pranuar para nga GEN-I Beograd gjatë kohës kur ka ushtruar detyrën e ambasadorit të Kosovës në Kroaci.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Edita në përjetime të rënda në shtëpi, plas në vaj: Kam djalin me ngecje në zhvillim (VIDEO)

Edita në përjetime të rënda në shtëpi, plas në vaj: Kam djalin me ngecje në zhvillim (VIDEO)

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit për 28 centimetra

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit për 28 centimetra

U shtir si polic e bankier, zhvati mijëra franga nga të moshuarit – 27 vjeçari nga Kosova përfundon në pranga

U shtir si polic e bankier, zhvati mijëra franga nga të moshuarit – 27 vjeçari nga Kosova përfundon në pranga