Morris Park, lagjja e shqiptarëve në Bronx, ku emigrantët u kthyen nga punëtorë, në pronarë ndërtesash

Morris Park, lagjja e shqiptarëve në Bronx, ku emigrantët u kthyen nga punëtorë, në pronarë ndërtesash

Morris Park, lagjja e shqiptarëve në Bronx, ku emigrantët u kthyen nga punëtorë, në pronarë ndërtesash

Morris Park në Bronx të Nju-Jorkut është shndërruar ndër vite në një nga qendrat më të rëndësishme të komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara, ku emigrantët që mbërritën në kërkim të një jete më të mirë, arritën të krijojnë biznese, të investojnë në pasuri të paluajtshme dhe të ndërtojnë një komunitet të qëndrueshëm.

Sponsor 3M Express

Në një reportazh të publikuar nga Tour de Bronx, vëmendja i kushtohet historisë së shqiptarëve në këtë zonë dhe rolit që ata kanë pasur në zhvillimin e saj.

Historia e tyre përshkruan rrugëtimin nga emigrimi dhe punët e para, deri te krijimi i bizneseve dhe blerja e ndërtesave të banimit.

Vala e parë e emigrantëve shqiptarë mbërriti në Bronx në fund të viteve ’60 dhe në fillim të viteve ’70.

Ata u vendosën në zona si Morris Park, Pelham Parkway dhe Belmont, ku gradualisht u krijua ajo që njihet si “Little Albania”, transmeton Telegrafi.

Nga rreth 200 mijë shqiptarë që kishin emigruar në Amerikë pas viteve ’90, një e katërta ishte vendosur në Nju-Jork, ndërsa dy të tretat e emigrantëve shqiptarë të qytetit ishin përqendruar në Bronx.

Shqiptarët që mbërrinin në këtë zonë nisnin zakonisht nga punë të ndryshme në ndërtim, restorante, dyqane, pastrim, administrim ndërtesash dhe kujdes ndaj të moshuarve.

Përmes punës dhe kursimeve, një pjesë e tyre arritën të përmirësonin gjendjen ekonomike dhe të investonin në prona.

Disa emigrantë shqiptarë blenë ndërtesa banimi gjatë krizës së vitit 1973, kur çmimet e pasurive të paluajtshme në Bronx ranë ndjeshëm, por edhe në vitet që pasuan.

Në atë kohë rreth një e treta e ndërtesave me apartamente në atë pjesë të Bronx-it ishte në pronësi të shqiptarëve.

Ky zhvillim ekonomik ndikoi edhe në transformimin e lagjeve ku ata jetonin, transmeton Telegrafi.

Me kalimin e viteve, zonat u zhvilluan dhe u bënë më të përshtatshme për jetën familjare, ndërsa Morris Park u kthye në një pikë të rëndësishme për komunitetin shqiptar, ku lidhjet familjare dhe shoqërore luanin rol në gjetjen e punës, banimit dhe shkëmbimin e informacionit.

Për shumë emigrantë, Bronx-i shërbeu si pikënisje për ndërtimin e një jete të re në Amerikë.

Mbështetja mes bashkëkombësve ishte veçanërisht e rëndësishme në vitet e para, kur të sapoardhurit përballeshin me vështirësitë e integrimit dhe nevojën për të siguruar punë e strehim.

Pasi siguronin punën dhe banimin, familjet shqiptare i kushtonin rëndësi të veçantë arsimimit të fëmijëve dhe integrimit në shoqërinë amerikane.

Ndërkohë, bizneset dhe investimet në prona u mundësuan disa familjeve të krijonin mirëqenie dhe të kontribuonin në zhvillimin ekonomik të zonës.

Historia e Morris Parkut dëshmon se emigracioni shqiptar në Bronx nuk u kufizua vetëm te vendosja në një vend të ri, por u shoqërua edhe me krijimin e bizneseve, investimet dhe formimin e një komuniteti që ruajti lidhjet me prejardhjen e tij, duke u bërë pjesë e jetës ekonomike dhe shoqërore të Nju-Jorkut./Telegrafi/

Lexo edhe

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Policia shpall në kërkim Albert Sylajn, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

67 gra të vrara brenda familjes në Kosovë që nga viti 2010, viti 2026 shënon rekord me tetë raste

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali – thotë Prokuroria

Arlinda kishte udhër mbrojtje për gjashtë muaj, kërkonte te kthehej te djali – thotë Prokuroria