Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë

SPB Kumanovë ka paraqitur kallëzim penal ndaj A.S.D. (23) dhe M.V. (35), të dyja nga Kumanova, mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprave penale “mashtrim” dhe “keqpërdorim i të dhënave personale”, si dhe ndaj M.P. (34), S.M. (27), N.N. (34), D.M. (48) dhe S.O. (36), mbi dyshime të bazuara për kryerjen e veprës penale “keqpërdorim i detyrës dhe autorizimit zyrtar”.

Sponsor 3M Express

“E kallëzuara e parë, gjatë periudhës nga janari deri në korrik të vitit 2026, në 18 raste, duke shfrytëzuar të dhënat personale të disa personave, në emër të tyre dhe pa pëlqimin e tyre, ka aplikuar për kredi të shpejta konsumatore, ndërsa pas miratimit dhe pagesës së mjeteve financiare, ato janë përvetësuar në mënyrë të kundërligjshme nga e të kallëzuarës së parë dhe të dytë.

“Ndërkaq, të kallëzuarit e tjerë, të punësuar si nëpunës bankarë në një filial të një banke, kanë mundësuar realizimin e mashtrimit dhe dispozicionin e mjeteve financiare, duke i mundësuar kështu të kallëzuarës së parë dhe të dytë të përfitojnë kundërligjshëm pasuri në vlerë të përgjithshme prej 12.221.500 denarë”, thonë nga MPB./Telegrafi/

Lexo edhe

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Carragher shpërthen ndaj Fernandesit: Është turp të kritikosh Carrickun

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Inspektorati gjobit taksitë ilegale në Fushë Kosovë, kontrollet do të vazhdojnë

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Për mëngjese të shpejta – Meka Halal Food

Morën kredi prej 12 milionë denarë në emër të disa personave, kallëzim penal ndaj dy kumanovareve dhe pesë punonjësve bankarë | Momenti