Moratti: Messi ishte i veçantë, e doja te Inter qëkur luante në grupmosha

Moratti: Messi ishte i veçantë, e doja te Inter qëkur luante në grupmosha

Moratti: Messi ishte i veçantë, e doja te Inter qëkur luante në grupmosha

Në një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, Moratti ka zbuluar se e ka vërejtur talentin e Messit që në moshë të re, kur argjentinasi luante në një garë për grupmoshat nën shtatëmbëdhjetë vjeç.

“E pashë Messin duke luajtur në një kompeticion për grupmoshën nën shtatëmbëdhjetë vjeç, në një kohë kur askush nuk fliste për të si një yll të ardhshëm botëror. E kuptova menjëherë se ishte i veçantë, jo vetëm për cilësitë e tij, por edhe për urinë dhe dëshirën për të fituar”, ka thënë Moratti.

Sponsor 3M Express

Ai ka treguar se Inter ka bërë disa përpjekje për të mësuar më shumë rreth mundësisë së transferimit të Messit, por nuk ka dashur të ndërhyjë në planet e Barcelonës, klubit që e kishte ndihmuar argjentinasin të zhvillohej.

“Po, doja ta merrja në skuadër. Në fakt, u kujdesa që të kontaktohej në disa raste, ndonëse gjithmonë u sigurova që asgjë të mos bëhej në mënyrë të pahijshme apo të shkaktonte pakënaqësi”, ka deklaruar ai.

Moratti ka shtuar se Barcelona ishte e gatshme t’i ofronte Messit një kontratë dhe se nuk kishte dashur të ndërhynte në këtë proces. Ai ka zbuluar gjithashtu se argjentinasi e kishte falënderuar për interesimin, duke i dhuruar fanellën e tij.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Dobruna: Sistemi ka dështuar në mbrojtjen e grave në Kosovë

Dobruna: Sistemi ka dështuar në mbrojtjen e grave në Kosovë

Lajm i keq për Barcelonën, Raphinha ftohet nga Brazili pas një serie lëndimesh

Lajm i keq për Barcelonën, Raphinha ftohet nga Brazili pas një serie lëndimesh

Pas fitores së studentëve, dyshime për shkatërrim dokumentesh në institucionet serbe, përfshi edhe Kosovën

Pas fitores së studentëve, dyshime për shkatërrim dokumentesh në institucionet serbe, përfshi edhe Kosovën