“Momentet më të vështira ishin…” – rrëfimi i ish-eprorit të UÇK-së (VIDEO)

“Momentet më të vështira ishin…” – rrëfimi i ish-eprorit të UÇK-së (VIDEO)

“Momentet më të vështira ishin…” – rrëfimi i ish-eprorit të UÇK-së (VIDEO)

Fatmir Sopi, i cili ishte i angazhuar në organizimin dhe udhëheqjen e strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në rajonin e Gollakut, ka rrëfyer për përvojat e tij gjatë luftës, momentet më të vështira dhe përgjegjësitë që kishte në atë periudhë.

Sponsor 3M Express

I ftuar në emisionin SOL në Klan Kosova, Sopi që shërbeu si komandant i UÇK-së ka folur për rrugëtimin e tij jetësor, ndikimin e zhvillimeve politike të viteve ’80 dhe angazhimin në luftën çlirimtare, njofton Klankosova.tv.

Ai ka treguar se në kohën e lëvizjeve studentore të vitit 1981 në Prishtinë ishte student i shkollës së lartë.

Gjatë intervistës, Sopi ka kujtuar edhe rrezikun me të cilin përballeshin të rinjtë gjatë luftës. Ai ka treguar se ushtarët e UÇK-së u bënin thirrje të rinjve të tregoheshin të kujdesshëm, pasi ata ishin në shënjestër të forcave serbe.

Duke folur për momentet më të vështira të luftës, Sopi ka veçuar humbjet e bashkëluftëtarëve në vijat e frontit dhe të popullatës civile, të cilën, sipas tij, nuk kishin gjithmonë mundësi ta mbronin përballë forcës së madhe të armikut.

“Momentet më të vështira kanë qenë këto kur kemi pasur humbje, edhe në mesin e shokëve në vijën e luftimit, por edhe të popullatës civile, në pamundësi që t’u ofrojmë mbrojtje, kur dihet me çfarë force jemi ballafaquar”, ka deklaruar ai.

Ndërkaq, i pyetur në emision se çfarë do t’i thoshte sot vetes së tij të vitit 1998, nëse do të kishte mundësi të kthehej në atë kohë, Sopi ka thënë se nuk do të ndryshonte asgjë nga veprimet e tij.

“Kurrë në jetën time, edhe sot, asnjë presje, asnjë ndryshim dhe asnjë veprim nuk do ta kisha bërë ndryshe, pos asaj që kam ditur dhe kam mundur, bashkë me këshillat e shokëve të mi, të miqve të mi dhe të familjarëve të mi”, ka thënë Sopi.

Ai ka treguar se gjatë luftës kishte pasur pranë vetes shumë anëtarë të familjes, përfshirë babanë, axhallarët dhe djemtë e axhallarëve. Po ashtu, ka përmendur rëndësinë e këshillave të të moshuarve, të cilët kishin përjetuar edhe periudha të tjera të vështira.

Lexo edhe

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Tjetër goditje për Bayern Munich, Laimer mungon të paktën tri muaj

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Kurti njofton për vazhdimin e kuponëve për çerdhe në 18 komuna, afati për aplikim deri më 10 dhjetor

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur

Katër shoferë dënohen në Ferizaj për vozitje në gjendje të dehur