Momente dramatike: Gruas i ngec një lajthi në fyt, ndërhyrja heroike e policit ia shpëton jetën

Momente dramatike: Gruas i ngec një lajthi në fyt, ndërhyrja heroike e policit ia shpëton jetën

Momente dramatike: Gruas i ngec një lajthi në fyt, ndërhyrja heroike e policit ia shpëton jetën

Një ngjarje e rëndë, por me fund të lumtur, është regjistruar sot në qytetin e Konias në Turqi, ku një grua rrezikoi seriozisht jetën pasi një copë lajthi i kishte bllokuar rrugët e frymëmarrjes.

Sponsor 3M Express

Teksa po ecte në shëtitoren e parkut Gedavet në rrethin Selçuklu, gruaja u përball me momente paniku dhe vështirësi të mëdha në frymëmarrje, duke mos mundur të merrte ajër.

Fatmirësisht, në vendin e ngjarjes ndodhej me detyrë zyrtari policor i njësisë speciale, Mehmet Paksoy, i cili vuri re gjendjen kritike të saj dhe reagoi menjëherë me profesionalizëm të lartë.

Ai aplikoi me shpejtësi manovrën e njohur të Heimlich-ut, duke arritur të nxjerrë copën e lajthisë nga fyti i gruas dhe t’i rikthejë asaj frymëmarrjen normale brenda pak sekondash.

E gjithë kjo skenë dramatike dhe reagimi vendimtar i policit janë kapur nga kamerat e sigurisë në atë zonë, pamje të cilat po bëjnë xhiron e rrjetit duke marrë vlerësime të shumta për gjestin shpëtimtar të zyrtarit policor.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Raportohet se Jakup Krasniqi do të qëndrojë 4 ditë në Kosovë

Raportohet se Jakup Krasniqi do të qëndrojë 4 ditë në Kosovë

Jakup Krasniqi qëndron 7 orë pranë familjes, EULEX-i s’lejon anëtarët tjerë ta takojnë

Jakup Krasniqi qëndron 7 orë pranë familjes, EULEX-i s’lejon anëtarët tjerë ta takojnë

Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut

Rama: Nuk ka arsye për mospajtim, bullgarët duhet të përfshihen në kushtetutën e Maqedonisë së Veriut