Leonida Molliqaj, Drejtoresha e organizatës “QIKA”, ka reaguar pas konferencës së mbajtur nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla dhe ministri i punëve të brendshme, Xhelal Sveçla, të cilët nuk dhanë dorëheqje lidhur me rastin e Arlinda Zekajt.

Molliqaj tha se për këtë pushtet kurrë nuk ka një arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin.
“Kur vriten gratë, dorëheqja nuk është momenti i duhur. Kur kërkohet përgjegjësi, dorëheqja nuk i fuqizon gratë. Për këtë pushtet, gjithmonë ka një arsyetim për të mos dhënë llogari, por kurrë një arsye të mjaftueshme për ta lëshuar pushtetin. SHKARKIM!” – shkroi ajo.
Gjithashtu, në një reagim pasues që bëri, ajo tha se protestat vazhdojnë duke treguar se në ora 12:00 janë në Pejë, në 13:00 në Mitrovicë dhe në 16:00 në Prishtinë!
“Nga një qytet në tjetrin, zemërimi ynë po bëhet rezistencë. Derisa shteti nuk i mbron gratë, ne nuk do t’ia japim qetësinë që kërkon” – theksoi Molliqaj.




