Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes

Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes

Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes

Policia Rajonale e Ferizajt u ka bërë thirrje shoferëve që të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në trafik, pasi në disa pjesë të rajonit ka filluar të paraqitet mjegulla, e cila po shkakton kufizim të dukshmërisë.

Sponsor 3M Express

Sipas policisë, mjegulla është më e pranishme në zonat me pozitë më të ulët gjeografike, duke vështirësuar qarkullimin rrugor.

Për të parandaluar aksidentet, policia rekomandon që shoferët të përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike, të përdorin dritat e shkurtra dhe ato të mjegullës, si dhe të mbajnë distancë të sigurt ndërmjet automjeteve, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu, apelohet që të shmangen parakalimet e panevojshme dhe të tregohet kujdes i veçantë në zonat pranë lumenjve, ku mjegulla mund të jetë më e dendur.

Policia u ka bërë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë përgjegjësi për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.

Lexo edhe

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

“Nuk jam gati”, futbollisti i Barcelonës e lë Kombëtaren me lot në sy

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Dellova largohet nga grumbullimi i Kosovës, kjo është arsyeja

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Haxhiu takon drejtorin e lartë të IRI-së, temë edhe bashkëpunimi parlamentar

Mjegulla kufizon dukshmërinë në rrugët e Ferizajt, policia apelon për kujdes | Momenti