Misteri i tragjedisë në Gjilan me dy të vdekur, rrethanat ende s’janë sqaruar në tërësi

Misteri i tragjedisë në Gjilan me dy të vdekur, rrethanat ende s’janë sqaruar në tërësi

Misteri i tragjedisë në Gjilan me dy të vdekur, rrethanat ende s’janë sqaruar në tërësi

Një 27-vjeçar dhe vajza e tij, foshnjë disa muajshe, janë gjetur pa shenja jete të shtunën në mëngjes në fshatin Demiraj të Gjilanit.

Sponsor 3M Express

Trupat e pajetë janë gjetur rreth orës 08:47, ndërsa Policia e Kosovës ka arrestuar një 65-vjeçar, babanë e viktimës 27-vjeçar.

Megjithatë, autoritetet ende nuk kanë konfirmuar dyshimet dhe rrethanat e plota të ngjarjes.

Siç njofton televizioni publik (RTK), nga raportimet jozyrtare është përmendur mundësia që 27-vjeçari ta ketë vrarë fillimisht vajzën e tij dhe më pas të jetë vrarë nga babai i tij, por ky version nuk është konfirmuar ende zyrtarisht.

Trupat e viktimave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa organet e rendit dhe të drejtësisë po hetojnë rastin.

Për ngjarjen ka reaguar edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, i cili ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave.

Përmes një postimi në Facebook, Hyseni ka thënë se Komuna e Gjilanit ndan dhimbjen me familjarët dhe të afërmit e viktimave.

“Humbja e jetëve në rrethana që ende nuk janë sqaruar në tërësi është një tragjedi që na prek secilin”, ka shkruar ai.

Hyseni u ka bërë thirrje që organet e rendit dhe të drejtësisë të angazhohen për zbardhjen e plotë të rastit.

“Presim që organet e rendit dhe të drejtësisë që të bëjnë punën e tyre me përkushtim të plotë për zbardhjen e të gjitha rrethanave të këtij rasti”, ka deklaruar Hyseni.

Gjilani së fundmi është përballur me disa ngjarje të rënda gjatë javëve të fundit, ku kanë humbur jetën pesë persona në rrethana tragjike.

Më 9 tetor, në fshatin Livoç i Poshtëm, u vranë një grua 27-vjeçare dhe vëllai i saj 31-vjeçar. Në të njëjtin rast u plagos rëndë edhe një familjar 48-vjeçar./Telegrafi/

Lexo edhe

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në Florida

Nëntë të vdekur nga rrëzimi i një avioni privat në Florida

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto zona do të mbesin pa energji elektrike

KEDS njofton për ndërprerje të rrymës të hënën, këto zona do të mbesin pa energji elektrike

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari

Iliana Iotova kryeson në sondazhet pas votimit për raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Bullgari