Mirjeta Zeka e zhdukur prej 7 vjetësh, vëllai: Bashkëshorti u lajmërua pas tre muajsh dhe tha se ajo kishte ikur nga shtëpia

Muhamedali Zeka, vëllai i Mirjeta Zekës, e cila rezulton e zhdukur prej shtatë vjetësh, ka deklaruar se familja ende nuk ka asnjë informacion për fatin e saj.

Në emisionin FIVE, ai ka treguar se kontaktin e fundit me motrën e kishte më 31 mars 2019, në shtëpinë e saj në Sfaracak të Vushtrrisë.

Sponsor 3M Express

Sipas tij, Mirjeta kishte planifikuar të udhëtonte drejt Gjermanisë të nesërmen, por që nga ajo ditë familja nuk ka marrë më asnjë lajm për të.

Vëllai i saj ka thënë se bashkëshorti i Mirjetës e kishte njoftuar vetëm pas rreth tre muajsh se ajo ishte larguar nga shtëpia.

“Pas tre muajsh e diçka, ai e ka thirrur vëllain dhe i ka thënë: ‘E kemi një lajm të keq, Mirjeta më ka ikur prej shtëpisë’”, ka rrëfyer Zeka.

Ai ka deklaruar se më pas ishte paraqitur në polici për ta raportuar rastin, por, sipas tij, i ishte thënë se rastin duhej ta lajmëronte bashkëshorti i saj.

Zeka ka shprehur dyshime për rrethanat e zhdukjes, duke theksuar se bashkëshorti ishte personi i fundit që kishte qëndruar me të.

“Personi i fundit që ka qëndruar me të është bashkëshorti. Ai duhet të japë llogari se ku është Mirjeta”, ka thënë ai.

Zeka ka deklaruar gjithashtu se motra e tij kishte lënë të kuptohej se po përballej me një problem të madh, por nuk kishte dashur t’i tregonte familjes se për çfarë bëhej fjalë.

Ai ka ngritur pikëpyetje edhe për veprimet që, sipas tij, pasuan zhdukjen, përfshirë renovimin e shtëpisë dhe djegien e rrobave, si dhe vonesën në raportimin e rastit.

Sipas vëllait të saj, nuk ka prova se Mirjeta e ka kaluar kufirin për në Gjermani. Ai ka thënë se familja vazhdon të kërkojë përgjigje për fatin e saj, tash e shtatë vjet.

“Qe shtatë vjet jemi në kërkim të saj dhe nuk kemi kurrfarë lajmi”, ka deklaruar Zeka në emisionin FIVE.

Avokati i familjes, Amer Alija, ka deklaruar se hetimet për rastin e Mirjeta Zekës janë pezulluar rreth vitit 2023 dhe se aktualisht nuk janë të hapura. Ai ka shtuar se gjithë këto vite kanë pranuar vetëm heshtje nga institucionet.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Sveçla: Kosova po avancon reformat në fushën e migrimit dhe sigurisë

Sveçla: Kosova po avancon reformat në fushën e migrimit dhe sigurisë

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Trepça shënon fitoren e tretë rresht në FIBA Europe Cup, triumfon ndaj Batumit

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi

Nga Millosheviq te debakli zgjedhor: Ngritja dhe rënia e socialistëve në Serbi