Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni

Bordi Drejtues i Fondit për Sigurim Shëndetësor miratoi ndryshimet në rregulloren për kriteret për përcaktimin e pushimit mjekësor. Nga Fondi sqarojnë se nuk shkurtohet e drejta për pushim mjekësor, as kohëzgjatja e tij kur ekziston nevojë mjekësore.

Sponsor 3M Express

Nga atje thonë se ndryshimi nga shtatë në pesë ditë nuk do të thotë se pushimi mjekësor përfundon në ditën e pestë. Bëhet fjalë për periudhën pas së cilës, nëse gjendja shëndetësore kërkon vazhdimin e pushimit mjekësor, zbatohen kriteret mjekësore të parashikuara për diagnozën konkrete.

Kufiri kyç prej 15 ditësh, në kompetencë të mjekut amë, mbetet i pandryshuar. Me ndryshimet lehtësohen procedurat administrative, ndërsa zgjerohen edhe mundësitë për përcaktimin elektronik dhe retroaktiv të pushimit mjekësor.

Nga FSSH-ja thonë se zgjidhjet e reja janë rezultat i një analize profesionale disamuajshe të kritereve ekzistuese.

Lexo edhe

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Pse po protestojnë të rinjtë në Evropë?

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Të gjithë po flasin për të – Yan Diamonde ka shënuar një super gol ndaj ish skuadrës në Ligën e Kampionëve

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Probleme me dëmtimet te Milani, Amorim humb dy sulmuesit para sfidave të rëndësishme

Miratohen ndryshimet për pushimet mjekësore në Maqedoni | Momenti