Ministria hap thirrje për kompani dhe OJQ për punësimin e përfituesve të asistencës sociale

Ministria hap thirrje për kompani dhe OJQ për punësimin e përfituesve të asistencës sociale

Ministria hap thirrje për kompani dhe OJQ për punësimin e përfituesve të asistencës sociale

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka hapur thirrje publike për kompanitë dhe organizatat joqeveritare (OJQ) që ofrojnë shërbime të punësimit dhe trajnimit profesional, me qëllim të angazhimit në punë të përfituesve të asistencës sociale në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Thirrja është hapur më 26 tetor 2026, në kuadër të Projektit për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë (SAS), ndërsa synon përfshirjen e ofruesve jopublikë në ofrimin e shërbimeve që do t’i ndihmojnë përfituesit e skemës së reformuar të asistencës sociale të kyçen në tregun e punës.

Sipas njoftimit të ministrisë, të drejtë aplikimi kanë kompanitë dhe OJQ-të e regjistruara, të cilat kanë profil në fushën e punësimit dhe trajnimit profesional. Aplikuesit duhet të dëshmojnë se kanë përvojë në ofrimin e shërbimeve të punësimit dhe në zbatimin e projekteve të ngjashme për punësimin dhe trajnimin e grupeve të cenueshme.

Kontraktimi i ofruesve të përzgjedhur do të bëhet sipas procedurave të prokurimit të përcaktuara nga Banka Botërore.

Në kuadër të këtij procesi, Njësia Koordinuese e Projektit SAS, në kuadër të ministrisë, do të organizojë sesione informuese për të gjithë aplikuesit potencialë dhe të interesuar, me qëllim që ata të informohen më hollësisht për procedurat dhe kushtet e aplikimit.

Afati i fundit për aplikim është 23 nëntor 2026, deri në orën 14:00. Thirrja do të jetë e hapur për 20 ditë pune nga data e publikimit.

Kompanitë dhe OJQ-të e interesuara mund ta kërkojnë dokumentacionin e ofertimit në gjuhën angleze, duke dërguar një kërkesë me shkrim në adresën elektronike: **procurement.SAS@rks-gov.net**.

Informata më të hollësishme për kriteret e aplikimit dhe dokumentet përkatëse mund të gjenden në faqen zyrtare të Ministrisë për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare: https://mpfvlc.rks-gov.net/

Projekti për Reformën e Sistemit të Ndihmës Sociale në Kosovë synon të kontribuojë në përmirësimin e përfshirjes së përfituesve të asistencës sociale në tregun e punës, përmes shërbimeve të punësimit dhe trajnimit profesional. /Telegrafi/

Lexo edhe

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Serbia me fytyra të reja, por me pretendime të vjetra: Kandidati potencial për kryeministër nuk ndryshon qëndrimin e Beogradit për Kosovën

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Mbi 30 milionë amerikanë kanë votuar para zgjedhjeve të mesmandatit

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar

Plagoset një person në Shkodër, autori ende i paidentifikuar