Dy ndërmarrjet publike “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë” i kanë pranuar dy raportet revizore për periudhën, në të cilën ndërmarrjet i kanë udhëhequr kuadrot BDI-së dhe LSDM-së.

Në raportin revizor, i cili është hatuar me kërkesë të udhëheqësisë aktuale janë konstatuar probleme kyçe dhe për të njejtat tashmë janë ndërmarrë masa, njoftoi Ministria e Transportit.
“Konsiderojmë se në bazë të anomalive që janë konstatuar në raport dhe problemet kyçe, që janë injoruar nga udhëheqësië e mëparshme, ndërmarrjet publike kanë mbërritur në prag të dështimit dhe shkatërrimit të tyre të plotë”, theksohet në kumtesë.
Ministria apelon deri te prokuroritë publike dhe institucionet kompetente që t’i verifikojnë konstatimet e Entit Shtetëror të Revizionit.
“Enti Shtetëror i Revizionit me detyrë zyrtare duhet t’i dërgojë raportet deri te institucionet kompetente, ndërsa të njejtat në tërësi do të dërgohen në Prokurorinë Themelore Publike dhe bëjmë thirrje që të qaset rreth këyre raporteve. Raportet për dy ndërmarrjet publike, “Hekurudhat e Maqedonisë Transport” dhe “Hekurudhat e Maqedonisë Infrastrukturë” kanë të bëjnë me punën deri në vitin 2024 dhe është kryer revizion i raporteve financiare së bashku me revizionin dhe harmonizim i ndërmarrjeve publike”, theksojnë nga Ministria.




