Ministri amerikan harton rregulla që favorizojnë biznesin e djemve të tij?

Ministri amerikan harton rregulla që favorizojnë biznesin e djemve të tij?

Ministri amerikan harton rregulla që favorizojnë biznesin e djemve të tij?

Sekretari amerikan i Tregtisë, Howard Lutnick, po shtyn përpara rregulla të reja për eksportin dhe përdorimin e çipave të avancuar të kompanisë Nvidia, të cilat mund të sjellin përfitime financiare për një kompani të lidhur me familjen e tij.

Sponsor 3M Express

Sipas një hulumtimi të gazetës The New York Times, rregullat e propozuara nga Departamenti i Tregtisë do të lehtësonin qasjen në teknologjinë amerikane për disa qendra të të dhënave në Azi, përfshirë një objekt në Malajzi që pritet të pajiset me serverë të avancuar të Nvidia-s për inteligjencën artificiale.

Kjo qendër, e njohur si A201, menaxhohet nga kompania singaporiane Bitdeer dhe planifikon t’ua japë me qira kapacitetet e saj kompjuterike kompanive të mëdha kineze të teknologjisë. Sipas burimeve të cituara nga gazeta, në mesin e klientëve të mundshëm është edhe gjiganti kinez Tencent.

Lidhja me familjen Lutnick qëndron te kompania Cantor Fitzgerald, e cila më parë drejtohej nga Howard Lutnick, ndërsa aktualisht menaxhohet nga djemtë e tij. Kjo kompani ka ofruar shërbime financiare për Bitdeer-in dhe ka marrë pjesë në organizimin e ofertave të saj të aksioneve. Po ashtu, ka një interes të tërthortë financiar në kompani.

Bitdeer pret që qendra A201 të gjenerojë më shumë se 1.7 miliardë dollarë të ardhura gjatë pesë vjetëve të ardhshëm.

Çështja është veçanërisht e ndjeshme për shkak të kufizimeve amerikane ndaj Kinës. Uashingtoni ka ndaluar eksportin e drejtpërdrejtë të çipave më të avancuar të Nvidia-s drejt këtij vendi, por kompanitë kineze mund të kenë qasje në të njëjtën teknologji duke marrë me qira kapacitete kompjuterike nga qendrat e të dhënave në vende të treta.

Administrata e Donald Trumpit po shqyrton rregulla të reja që do të zbatoheshin në disa shtete, përfshirë Malajzinë, Singaporin, Tajlandën, Indonezinë, Brazilin, Afrikën e Jugut dhe Norvegjinë. Megjithatë, propozimi parashikon që kompanitë vetëm ta njoftojnë qeverinë amerikane nëse klientët kinezë i përdorin serverët e tyre për trajnimin e modeleve të inteligjencës artificiale, pa qenë e detyrueshme marrja e një licence në çdo rast.

Kritikët paralajmërojnë se një qasje e tillë mund t’u mundësojë kompanive kineze të vazhdojnë të shfrytëzojnë teknologjinë amerikane përmes qendrave të të dhënave jashtë Kinës.

Ndërkohë, në Uashington ka dallime lidhur me ashpërsinë e kufizimeve. Disa zyrtarë kërkojnë që ato të zbatohen në nivel global, ndërsa propozimi i Departamentit të Tregtisë parashikon një listë më të kufizuar shtetesh dhe përjashtimin e qendrave që tashmë janë pajisur me teknologjinë përkatëse.

Rasti ngre pikëpyetje për konfliktin e mundshëm të interesit, pasi vendimet e një ministrie të drejtuar nga Lutnick mund të ndikojnë në një sektor ku kompania e familjes së tij ka interesa të rëndësishme financiare. /Telegrafi/

Lexo edhe

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Ministri amerikan harton rregulla që favorizojnë biznesin e djemve të tij? | Momenti