Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë

Millorad Gjokoviq, i akuzuar për krime lufte në Kosovë, është dënuar nga gjykata me 10 vjet burgim.

Sipas aktakuzës së përpiluar më 23 qershor 2023, Millorad Gjokoviq akuzohet se në vitet 1998-1999, në fshatin Ozdrim, Komuna e Pejës, dhe në fshatrat përreth rajonit të Pejës, si pjesëtar i forcave policore dhe ushtarake serbe, ka aplikuar masat e vrasjes, bastisjes, rrahjes, maltretimit, arrestimit, torturës, trajtimit në mënyrë mizore dhe çnjerëzore, mbajtjes në kushte skllavërie, dëbimit dhe deportimit të dhjetëra civilëve shqiptarë.

Sponsor 3M Express

Ai akuzohet edhe për plaçkitjen, djegien dhe shkatërrimin e shtëpive të popullsisë civile të nacionalitetit shqiptar.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Arsenali ishte shumë pranë transferimit të Viniciusit, por agjenti zbulon arsyen që e mbajti te Real Madridi

Arsenali ishte shumë pranë transferimit të Viniciusit, por agjenti zbulon arsyen që e mbajti te Real Madridi

Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Koordinatori Nacional për dhunën në familje takohet me përfaqësuesen e EULEX-it

Islami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

Islami: Gjuriqi tentoi të mbrojë Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë

Millorad Gjokoviq dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte në Kosovë | Momenti