Miliarderi amerikan synon të marrë nën kontroll asetet globale të Lukoilit

Miliarderi amerikan synon të marrë nën kontroll asetet globale të Lukoilit

Miliarderi amerikan synon të marrë nën kontroll asetet globale të Lukoilit

Miliarderi amerikan, Todd Boehly ka nënshkruar një marrëveshje me kompaninë ruse të naftës Lukoil për blerjen e aseteve të saj ndërkombëtare, në kuadër të një konsorciumi ku përfshihet edhe qeveria amerikane.

Sponsor 3M Express

Transaksioni, i cili vlerësohet rreth 16 miliardë dollarë, parasheh shkëmbimin e letrave me vlerë të Lukoil-it, në vlerë prej 10 miliardë dollarësh, me portofolin ndërkombëtar të kompanisë ruse.

Asetet përfshijnë fusha nafte, rafineri dhe një rrjet të madh pikash karburanti në disa vende të botës. Kompania ka operacione në rreth 40 shtete dhe prodhon afërsisht 350 mijë fuçi naftë në ditë, shkruan reuters.

Në kuadër të marrëveshjes, përfshihet edhe Korporata Amerikane për Financimin e Zhvillimit Ndërkombëtar (DFC), përmes së cilës Shtetet e Bashkuara do të marrin pjesë në pronësinë e biznesit dhe do të kenë përfaqësues në organin drejtues të tij.

Përfshirja e qeverisë amerikane nënkupton gjithashtu se Uashingtoni do të përfitojë një pjesë të fitimeve të ardhshme, pasi investitorët privatë të rikuperojnë kapitalin dhe kthimin e dakorduar.

Letrat me vlerë që do të përdoren në këtë shkëmbim janë blerë nga fonde amerikane dhe britanike, si dhe nga banka që i mbanin ato në emër të investitorëve individualë. Aksionet ishin ngrirë pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 dhe më pas kishin humbur vlerën e tyre për investitorët perëndimorë.

Për të shmangur përfitimin e drejtpërdrejtë të Lukoil-it nga transaksioni, letrat me vlerë do të vendosen në një llogari të posaçme në Emiratet e Bashkuara Arabe, në vend që t’i transferohen kompanisë ruse.

Portofoli ndërkombëtar i Lukoil-it përfshin fusha nafte në Azerbajxhan, Kazakistan dhe vende të tjera, si dhe rafineri në Holandë, Bullgari dhe Rumani. Në të bëjnë pjesë edhe mijëra pika karburanti, përfshirë ato në Shtetet e Bashkuara.

Marrëveshja ende nuk është përfundimtare. Ajo duhet të miratohet nga Zyra për Kontrollin e Aseteve të Huaja (OFAC), në kuadër të Departamentit amerikan të Thesarit, e cila do të vlerësojë nëse transaksioni është në përputhje me sanksionet ndaj Rusisë dhe interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së.

Boehly ka deklaruar se përmbyllja e marrëveshjes mund të zgjasë deri në një vit. Ndërkohë, sipërmarrja e re pritet të marrë një emër tjetër.

Konsorciumi përfshin kompaninë e investimeve Eldridge, të drejtuar nga pronari klubit anglez të futbollit, Chelseat, bankën amerikane Xtellus Partners dhe kompaninë Catena Investment Holding nga Emiratet e Bashkuara Arabe, krahas DFC-së.

Dy partnerë të tjerë të mundshëm, vëllezërit Al-Khayyat dhe kompania International Holding Company nga Abu Dhabi, janë larguar nga konsorciumi javën e kaluar.

Lukoil u vu nën sanksionet amerikane në tetor të vitit 2025, në kuadër të masave të Uashingtonit ndaj sektorit energjetik rus pas vazhdimit të luftës në Ukrainë. Që atëherë, kompania ka kërkuar të shesë asetet e saj jashtë Rusisë.

Nëse miratohet, marrëveshja do të shënonte një nga ndryshimet më të mëdha të pronësisë së aseteve ruse jashtë vendit që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës. /Telegrafi/

Lexo edhe

Moti i keq paralizon pjesë të SHBA-së, përmbytje, ndërprerje të rrymës dhe anulime fluturimesh

Moti i keq paralizon pjesë të SHBA-së, përmbytje, ndërprerje të rrymës dhe anulime fluturimesh

Guardiola zbulon synimin e madh pas largimit nga City, dëshiron të marrë drejtimin e një kombëtareje

Guardiola zbulon synimin e madh pas largimit nga City, dëshiron të marrë drejtimin e një kombëtareje

Shiroka Pula do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër

Shiroka Pula do ta përfaqësojë Kosovën në Samitin Brdo-Brijuni në Ohër