Milatoviq sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut në Pejë

Milatoviq sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut në Pejë

Milatoviq sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut në Pejë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot më 19 tetor, presidenti i Malit të Zi, Jakov Milatoviq, do të qëndrojë për vizitë në Kosovë, me ç’rast do të ndërmerren masa të shtuara të sigurisë dhe do të bëhet rregullimi i trafikut.

Sipas njoftimit të Policisë, masat do të zbatohen gjatë lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të presidentit malazez në Kosovë.

Sponsor 3M Express

Për të mundësuar qarkullimin e eskortës sipas itinerarit të përcaktuar, nga pika kufitare Kullë drejt Pejës, si dhe zhvillimin e aktiviteteve të parapara në agjendën zyrtare në rajonin e Pejës, policia mund të ndërpresë përkohësisht qarkullimin në disa segmente rrugore.

Ndërprerjet pritet të jenë në intervale të shkurtra kohore, ndërsa, sipas nevojës, trafiku mund të orientohet në rrugë alternative.

Policia e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik që të tregojnë mirëkuptim dhe të respektojnë udhëzimet e zyrtarëve policorë gjatë kësaj vizite.

Burimi: Dukagjini

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Milatoviq sot në Kosovë, Policia paralajmëron ndërprerje të përkohshme të trafikut në Pejë | Momenti