Milan, “goditje” merkatoje në klub, pritet të vijë ish drejtori sportiv i Eintracht

Milan, “goditje” merkatoje në klub, pritet të vijë ish drejtori sportiv i Eintracht

Milan, “goditje” merkatoje në klub, pritet të vijë ish drejtori sportiv i Eintracht

Vetëm pak muaj pas tentativës së parë, Milani është gati të mirëpresë Markus Krosche. Gerry Cardinale e kishte zgjedhur gjermanin si drejtorin e ri sportiv të klubit kuqezi në muajin maj, por kjo tentativë nuk u mbyll në mënyrë të suksesshme për shkak të rezistencës së Eintrachtit të Frankfurtit.

Sponsor 3M Express

Tani situata ka ndryshuar; Krosche dha dorëheqjen dhe është gati të nisë aventurën e tij te Milani. Marrëveshja financiare ishte arritur prej kohësh, por duhej përcaktuar saktësisht pozicioni i drejtuesit të ri në strukturën e klubit, si dhe mënyra e organizimit të punës dhe aspekte të tjera. Detaje të rëndësishme këto që duket se janë sistemuar dhe tani në javët e ardhshme pritet edhe zyrtarizimi.

Por është e vështirë që Krosche të marrë me vete edhe krahun e djathtë të tij, Timmo Hardung, i destinuar të qëndrojë te Eintrachti i Frankfurtit. Megjithatë dikush do ta shoqërojë ish drejtorin sportiv të klubit gjerman dhe nuk përjashtohet mundësia që të bëhet fjalë për një profesionist italiane. Një zgjedhje që mund të rezultojë e goditur në një klub të dominuar në repartin sportiv nga të huaj.

Kush është Markus Krosche

Përpara se të bëhej drejtues, Krosche ishte një mesfushor i nivelit të mirë në ekipet e moshave të Ëerder Bremenit, përpara se të bëhej një figurë emblematike e Paderbornit, ku drejtoi edhe ekipin e dytë në vitin kur i dha fund karrierës si futbollist. Pas tërheqjes nga futbolli i luajtur, kaloi dy vjet te Bayer Leverkuseni, ku punoi së bashku me trajnerin Roger Schmidt. Në vitin 2017 u shkarkua dhe u rikthye te Paderborni si drejtor sportiv, duke e ngjitur klubin nga kategoria e tretë në Bundesligë. Më pas kaloi te Leipzigu, duke zënë vendin e vetë Rangnickut, dhe në vitin 2021 e çoi skuadrën deri në gjysmëfinalet e Champions League. Pas dorëheqjes, nisi një aventurë të re te Eintracht Frankfurti, me të cilin fitoi Europa League dhe përfundoi kampionatin në vendin e tretë. Pikërisht te Eintrachti dëshmoi aftësinë e tij për të zbuluar talente, duke u mbështetur më shumë te intuita dhe vëzhgimi nga afër i lojtarëve sesa te algoritmet. Preferon të vërë bast mbi lojtarë me potencial, në vend që të zgjedhë emra të afirmuar, dhe falë fitimeve të konsiderueshme nga shitjet e tyre, u sjell përfitime të mëdha klubeve ku punon, shkruan Tch.

Blerjet e Krosche

Goditjet e tij më të mëdha në merkato kanë qenë Kolo Muani dhe Marmoush, të cilët i afroi me parametra zero dhe më pas i shiti përkatësisht për 95 dhe 75 milionë euro te PSG-ja dhe Manchester City. Por edhe Ekitike, të cilin e bleu për 30 milionë euro nga PSG-ja dhe e shiti te Liverpooli për 95 milionë, si dhe Pacho, i afruar për 13 milionë euro nga Antëerp-i dhe i shitur sërish te PSG-ja për 40 milionë euro.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Milan, “goditje” merkatoje në klub, pritet të vijë ish drejtori sportiv i Eintracht appeared first on Sinjali.

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Topalli për kontaktet mes veprimtarëve: Për disa grupe kemi mësuar vetëm më vonë

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Aktorja e njohur zbulon se i është nënshtruar një operacioni për ndryshimin e gjinisë: Unë jam grua

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Zhurma në veshë, kur duhet të vizitoni urgjentisht një mjek?

Milan, “goditje” merkatoje në klub, pritet të vijë ish drejtori sportiv i Eintracht | Momenti