Mijëra qytetarë protestojnë në Madrid, kërkojnë pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese

Mijëra qytetarë protestojnë në Madrid, kërkojnë pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese

Mijëra qytetarë protestojnë në Madrid, kërkojnë pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese

Mijëra qytetarë kanë protestuar në Madrid të Spanjës, duke kërkuar pensione më të larta dhe kushte më të mira jetese për pensionistët aktualë dhe gjeneratat e ardhshme.

Sponsor 3M Express

Protesta, e organizuar nga lëvizja e pensionistëve dhe e mbështetur nga disa sindikata, përfshirë Konfederatën e Përgjithshme të Punës (CGT), nisi pranë stacionit të trenit Atocha dhe vazhdoi drejt zonës së Calle Alcalá, afër stacionit të metrosë Sevilla.

Sipas raportimeve të mediave spanjolle, protestuesit kërkojnë që pensionet të përshtaten me nivelin real të inflacionit, pensioni minimal të barazohet me pagën minimale dhe të merren masa për zvogëlimin e hendekut gjinor në pensione.

Një tjetër kërkesë e tyre është mbrojtja e sistemit publik të pensioneve nga privatizimi. Sindikatat po ashtu kërkojnë lehtësimin e kushteve për pensionim të parakohshëm pa penalizime për punonjësit që kanë së paku 35 vjet kontribute, si dhe shfuqizimin e disa reformave të pensioneve të miratuara që nga viti 2011.

Protesta në Madrid zhvillohet në një kohë kur disa vende evropiane po përballen me demonstrata të lidhura me çështjet ekonomike, koston e jetesës dhe politikat qeveritare.

Në Francë, autoritetet kanë planifikuar angazhimin e rreth 70 mijë policëve dhe xhandarëve në kuadër të masave të sigurisë, mes tensioneve dhe protestave të lidhura me zhvillimet politike.

Ndërkohë, në Itali janë shtuar masat e sigurisë në qytetet kryesore, përfshirë Romën dhe Milanon, ku qytetarët po protestojnë kundër rritjes së kostos së jetesës dhe politikave qeveritare.

Pakënaqësitë për standardin e jetesës, shpenzimet publike dhe politikat sociale po mbeten në qendër të mobilizimeve qytetare në disa vende të Evropës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet nga Mitrovica në QKUK në gjendje të rëndë

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet nga Mitrovica në QKUK në gjendje të rëndë

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Në vjeshtë bëhet edhe më e bukur: Bima dekorative që kërkon pak kujdes dhe i jep hijeshi çdo ambienti

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë

Aksidentohet me motoçikletë, 41-vjeçari dërgohet në spitalin e Mitrovicës në gjendje të rëndë