Kryeministri Hristijan Mickoski ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me Ilija Srdanoviq, bartësin e Listës Studentore, fituese të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Serbi.

“I urova për rezultatin e arritur zgjedhor dhe fitoren, si dhe i dëshirova sukses në periudhën që vjen”.
“Besoj se marrëdhëniet e mira ndërmjet dy shteteve, respekti i ndërsjellë dhe bashkëpunimi do të vazhdojnë të zhvillohen në interes të qytetarëve të të dyja vendeve”, ka shkruar kryeministri Mickoski.




