Mickoski: Do të ketë arrestime të reja, në shënjestër ish-funksionarë dhe zyrtarë aktualë

Mickoski: Do të ketë arrestime të reja, në shënjestër ish-funksionarë dhe zyrtarë aktualë

Mickoski: Do të ketë arrestime të reja, në shënjestër ish-funksionarë dhe zyrtarë aktualë

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski gjatë një paraqitjeje në emisionin “Vetëm intervistë” në televizionin Kanal 5 paralajmëroi arrestime të tjera të ish-funksionarëve të lartë shtetëror, por edhe atyre aktual, për të cilët ka dhe do të ketë dyshime.

Sponsor 3M Express

Ai theksoi se Qeveria është e përkushtuar në një luftë konkrete dhe pakompromis kundër korrupsionit.

“Ku ka korrupsion? Ja le të na tregojnë, a keni ju dëshmi se ka korrupsion, apo ai që thotë se ka. Çdo denoncim që është bërë ka pasur veprim dhe arrestime. Nuk janë vetëm dy drejtorë të arrestuar të pushtetit aktual, ka më shumë. Dhe do të ketë edhe të tjerë nëse vazhdojnë, ja edhe sot kishte një aksion të tillë që lidhet me luftën kundër korrupsionit. Po ashtu më parë u parandalua kontrabanda e cigareve që ka zgjatur me dekada dhe ky është vetëm fillimi i atij hetimi, së shpejti do të pasojnë dëshmi të tjera që lidhen me funksionarë të lartë të disa prej qeverive të kaluara që janë marrë me kontrabandë cigaresh”, theksoi Mickoski.

Ai apeloi që çdo qytetar që do të denoncojë korrupsion, do t’i garantohet diskrecioni, ndërsa secili për të cilin do të vërtetohet se është i korrupsionuar do të duhet të mbajë përgjegjësi.

Lexo edhe

Elijona i jep ‘mësim’ banores së re duke thumbuar Benitën: Me dhëmbë, njerëzit kanë fitu famë

Elijona i jep ‘mësim’ banores së re duke thumbuar Benitën: Me dhëmbë, njerëzit kanë fitu famë

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Elijona flet për Benitën? “Ka banorë që e bëjnë Bigun jashtë, me drama..”

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?

Kriza e kostos së jetesës – sa të ardhura neto ju nevojiten për të jetuar rehat në Evropë?