Michael Carrick ishte në qendrën stërvitore të Manchester United të hënën pasdite, ndërsa diku tjetër në bazën e Carringtonit, Jason Wilcox, drejtori i futbollit, dhe Omar Berrada, drejtori ekzekutiv, diskutuan nëse do ta shkarkonin trajnerin kryesor.

Carrick mbërriti në orën 13:50 për të parë ndeshjen e ekipit nën-21 vjeç me dyer të mbyllura, shkruan The Guardian.
Wilcox dhe Berrada u takuan në Carrington herët të hënën në mëngjes pas humbjes 3-0 të United kundër Bournemouth të dielën në Old Trafford, gjë që e la punën e Carrick në dyshim . Wilcox u largua pak para orës 17:00 dhe Carrick u largua pak më pas, transmeton Sinjali.
Kjo humbje e bëri ekipin e Carrick-ut, i cili ka dy fitore gjatë gjithë sezonit, tetë ndeshje pa fitore. United është në vendin e 16-të në Premier League, vetëm një pikë mbi zonën e rënies nga kategoria.
Nëse 45-vjeçari Carrick shkarkohet, Eddie Howe mbetet kandidati i preferuar i Wilcox , me kontaktet që mes palëve mendohet se janë bërë. Ish-trajneri i Newcastle është i hapur për të marrë pozicionin, në varësi të negociatave.
Howe, 48 vjeç, do të ishte më pak i kushtueshëm për t’u rekrutuar sesa Unai Emery, një tjetër trajner i admiruar, sepse Aston Villa do të kërkonte rreth 20 milionë paund kompensim për spanjollin.
Julian Nagelsmann, ish-trajneri i Gjermanisë dhe Bayern Munich, vlerësohet shumë nga Christopher Vivell, drejtori i rekrutimeve të United, i cili besohet se ka kontaktuar me bashkëkombësin e tij gjerman. Dyshja më parë kanë punuar së bashku te RB Leipzig.
Pikëpamja e Wilcox mund të ketë më shumë ndikim te Sir Jim Ratcliffe, i cili kontrollon politikën e futbollit te United. Antonio Conte, i cili u largua nga Napoli gjatë verës, është një tjetër që mund të jetë në garë.
Carrick e la jashtë skuadrës Bruno Fernandes për humbjen ndaj Bournemouth për atë që ai e quajti “arsye të pastra futbollistike”. Kjo erdhi pasi 32-vjeçari kritikoi Carrick për taktikat e tij në kapitullimin 4-1 në Como në Ligën e Kampionëve të mërkurën e kaluar. Kapiteni i United ishte një zëvendësues i papërdorur dhe u fishkëllye, së bashku me lojtarë të tjerë, nga tifozët në Stretford End në fund të humbjes kundër skuadrës së Marco Rose.
Të hënën, Fernandes pëlqeu një postim në Instagram që thoshte: “Asnjëherë mos e shty një person besnik deri në atë pikë sa të mos i interesojë më, transmeton sinjali.” Postimi gjithashtu thoshte: “Personi që mban gjithçka në dorë është zakonisht ai që askush nuk mendon ta kontrollojë.”
Ineos, e cila është në pronësi të Ratcliffe, thuhet se e ka nxjerrë në shitje FC Lausanne-Sport. Ineos nuk pranoi të komentojë kur u kontaktua nga Guardian. Lausanne-Sport është në fund të divizionit të parë në Zvicër.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




