Mexhiti: Forcimi i bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut mbetet prioritet i përbashkët

Njëri nga liderët e VLEN-it, Izet Mexhiti ka mirëpritur në Çarshinë e Vjetër të Shkupit Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, me të cilën ka zhvilluar një takim miqësor, të përqendruar në marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, bashkëpunimin institucional dhe perspektivat e avancimit të tij në fusha me interes të përbashkët.

Sponsor 3M Express

Nga kabineti i Mexhitit thonë se gjatë takimit u diskutua për rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve fqinjësore, të mbështetura në lidhjet historike, kulturore dhe shoqërore ndërmjet dy vendeve. Vëmendje e veçantë iu kushtua nevojës për komunikim të vazhdueshëm ndërinstitucional dhe identifikimit të mundësive të reja për bashkëpunim, në funksion të zhvillimit dhe interesave të përbashkëta.

“Ishte kënaqësi e veçantë të mirëpresim në Shkup Kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu. Kosova dhe Maqedonia e Veriut ndajnë lidhje të rëndësishme historike, kulturore dhe vëllazërore, të cilat përbëjnë një bazë të qëndrueshme për thellimin e bashkëpunimit tonë. Gjatë bashkëbisedimit theksuam rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm, forcimit të marrëdhënieve institucionale dhe avancimit të iniciativave me interes të përbashkët. Besoj se bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet dy vendeve është në shërbim të zhvillimit, stabilitetit dhe perspektivës sonë të përbashkët”, deklaroi Mexhiti.

Në përfundim të takimit, Mexhiti shprehu mirënjohje për vizitën e Kryetares së Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, duke i uruar suksese në ushtrimin e përgjegjësive të saj institucionale dhe duke ritheksuar rëndësinë e kultivimit të marrëdhënieve të mira dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut./Telegrafi/

Lexo edhe

Ligji për Specialen: “Rrugë” e gjatë për rikthim në Kuvend

Ligji për Specialen: “Rrugë” e gjatë për rikthim në Kuvend

Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

Kurti: Arlinda, dëshmore në betejën për drejtësi

Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë

Rastet e rënda në vendet e punës, 17 punëtorë humbën jetën sivjet në Kosovë