Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – pse nuk u ndëshkua me karton të kuq?

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top –  pse nuk u ndëshkua me karton të kuq?

Messi humb kontrollin dhe godet kundërshtarin me top – pse nuk u ndëshkua me karton të kuq?

Lionel Messi ka qenë në qendër të vëmendjes për një incident të pakëndshëm në humbjen e rëndë të Inter Miamit me rezultat 3-0 ndaj Columbus Crew, në ndeshjen e parë të play-offit të MLS Cup.

Sponsor 3M Express

Ylli argjentinas pati një moment nervozizmi në fund të pjesës së parë, kur goditi me top në fytyrë sulmuesin kundërshtar Gonzalo Tapia, i cili po përpiqej të pengonte ekzekutimin e rivënies anësore.

Messi, i irrituar nga veprimi i kundërshtarit, fillimisht ia shtyu topin në fytyrë Tapias, përpara se ta godiste sërish me të gjatë ekzekutimit të rivënies anësore.

Gjyqtari Allen Chapman ndëshkoi me karton të verdhë të dy futbollistët, duke mos e përjashtuar argjentinasin.

Vendimi shkaktoi reagime te kampi kundërshtar. Trajneri i Columbus Crew, Laurent Courtois, beson se Messi duhej të ndëshkohej me karton të kuq.

Burimi: Insajderi

Lexo edhe

Messi humb kontrollin në humbjen e Inter Miamit, godet kundërshtarin me top në fytyrë

Messi humb kontrollin në humbjen e Inter Miamit, godet kundërshtarin me top në fytyrë

Fjalori i “Bashkimit” dhe Kongresi i Manastirit

Fjalori i “Bashkimit” dhe Kongresi i Manastirit

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit

Keni bërë gabim në Story? Instagram tani ju lejon ta korrigjoni edhe pas publikimit