Fahri Fazliu ka publikuar një fotografi me babanë e tij, Fadil Fazliu, drejtpërdrejt nga Haga, pas aktgjykimit ndaj tij.

Përmes një mesazhi emocionues, Fahriu ka shprehur mbështetjen dhe krenarinë për të atin, duke theksuar se as burgu nuk mund ta lëkundë një njeri që qëndron besnik ndaj idealeve të tij.
“Nuk ka burg që mund ta ndalë një njeri që beson në idealet e tij dhe qëndron i palëkundur në rrugën e atdheut, për të cilin ka sakrifikuar gjithçka”, ka shkruar Fahriu, transmeton Klankosova.tv.
Ai ka shtuar se historia i ruan me nder ata që mbeten besnikë ndaj idealeve të tyre dhe përballojnë sfidat me dinjitet.
Fahri Fazliu ka shprehur krenarinë dhe respektin për babanë e tij, duke e përmbyllur me sloganin: “UÇK, dje, sot dhe përgjithmonë!”.




