Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, ka shprehur mbështetjen e tij për sekretarin e Mbrojtjes, Pete Hegseth, mes thirrjeve për shkarkimin e tij.

Gjatë një prononcimi të shkurtër për gazetarët të hënën, Trump deklaroi se do të qëndrojë në krah të Hegsethit, duke vlerësuar punën e tij në krye të Departamentit të Mbrojtjes, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv
“Do ta mbështes”, tha Trump, duke shtuar se ai ka qenë në krye të dy luftërave dhe se, sipas tij, ato kanë përfunduar me sukses.
Trump kritikoi gjithashtu kongresmenin republikan Thomas Massie, i cili inicioi procedurën për shkarkimin e Hegsethit, duke e quajtur atë “një humbës të thekur”.
“Ai ka bërë një punë shumë të mirë”. /Klankosova.tv




