Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka paralajmëruar se shqetësimi i tij më i madh aktualisht është ndikimi i Rusisë në shoqërinë gjermane dhe përpjekjet e Moskës për të destabilizuar shoqëritë perëndimore.

“Shqetësimi im më i madh për momentin nuk është ekonomia jonë, nuk është Bashkimi Evropian, nuk është Amerikan, nuk është Kina” – tha kancelari gjerman.
“Shqetësimi im më i madh është ndikimi i Rusisë në shoqërinë tonë dhe se si ata po ia dalin për t’i destabilizuar shoqëritë tona” – shtoi ai.
Duke folur në një intervistë për mediumin “Bloomberg”, Merz shprehu shqetësimin se shoqëritë evropiane po e nënvlerësojnë shkallën e ndikimit rus dhe përpjekjet e Moskës për të minuar rendin politik të kontinentit.
Sipas Merzit, synimet e presidentit rus, Vladimir Putin, shkojnë përtej mposhtjes së Ukrainës dhe përfshijnë edhe minimin e demokracisë në mbarë Evropën.
“Rusia është rrugës për ta destabilizuar tërë rendin politik të kontinentit tonë evropian” – paralajmëroi ai.
Paralajmërimet e kancelarit gjerman vijnë në një kohë kur tensionet mes Rusisë dhe vendeve perëndimore vazhdojnë për shkak të luftës në Ukrainë dhe shqetësimeve për sigurinë evropiane.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




