Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel bën thirrje që në postin e Presidentit, pas përfundimit të mandatit të dytë pesëvjeçar të Frank-Walter Steinmeier-it marsin e ardhshëm, të vijë një grua.

“Republika Federale e Gjermanisë ka një histori 77-vjeçare dhe në postin e presidentit nuk ka pasur kurrë një grua,” vuri në dukje Merkel me keqardhje, në një intervistë për MagentaTV të transmetuar të premten, transmeton Klankosova.tv.
Secili duhet t’i bëjë vetes pyetjen “nëse nuk ka ardhur vallë koha,” u shpreh politikanja e Unionit Kristiandemokrat (CDU) në emisionin “Bestbesetzung”.
“Njoh njerëz – gra – që do të ishin të afta për ta kryer këtë detyrë,” theksoi Merkel, ndonëse nuk përmendi asnjë emër konkret.
Më 30 janar, kreu i ri i shtetit do të zgjidhet nga Konventa Federale, një organ kushtetues i posaçëm dhe i përkohshëm, i krijuar me qëllimin e vetëm të zgjedhjes së presidentit çdo pesë vjet.




