Meriton Rama sjell këngën e re “Sillna”

Meriton Rama sjell këngën e re “Sillna”

Meriton Rama sjell këngën e re “Sillna”

Këngëtari Meriton Rama ka publikuar projektin më të ri muzikor, të titulluar “Sillna”, duke sjellë një tjetër prurje për adhuruesit e muzikës së tij.

Sponsor 3M Express

Kënga vjen pas “Tokë”, me të cilin artisti bëri debutimin në tregun muzikor shqiptar.

Me këtë, Meritoni vazhdon rrugëtimin e tij artistik, duke pasuruar repertorin me materiale të reja muzikore.

Foto: Screenshot/YouTube

Një veçanti e këtij projekti është se vetë këngëtari është kujdesur për tekstin dhe muzikën, derisa në realizim ka bashkëpunuar me producentin Arnon.

Për anën vizuale të projektit është përkujdesur produksioni Mars Studio, i cili ka realizuar videoklipin.

Foto: Screenshot/YouTube

Klipi sjell detaje interesante dhe një paraqitje të veçantë të artistit, duke i dhënë projektit edhe një dimension vizual.

Me “Sillna”, Rama shënon një tjetër hap në aktivitetin e tij muzikor, ndonëse vazhdon të jetë tejet aktiv.

– YouTube www.youtube.com

Besohet që edhe kjo këngë do të pritet mirë nga publiku e do të ketë suksesin e dëshiruar. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hykmete Bajrami ia përplas Kurtit premtimin e vitit 2021: Rruga Prishtinë–Podujevë ende e papërfunduar

Hykmete Bajrami ia përplas Kurtit premtimin e vitit 2021: Rruga Prishtinë–Podujevë ende e papërfunduar

Fillon sezoni i ngrohjes, lëkura thahet dhe çahet – dermatologët tregojnë si ta mbani të hidratuar

Fillon sezoni i ngrohjes, lëkura thahet dhe çahet – dermatologët tregojnë si ta mbani të hidratuar

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, IKSHPK njofton për grupet që rekomandohet të vaksinohen me prioritet

Arrijnë vaksinat kundër gripit sezonal, IKSHPK njofton për grupet që rekomandohet të vaksinohen me prioritet