Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet gjatë viteve 1998/99 në Kosovë

Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet gjatë viteve 1998/99 në Kosovë

Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet gjatë viteve 1998/99 në Kosovë

Eurodeputeti belg, Michel De Maegd, ka kritikuar ashpër interpretimin e një kënge nacionaliste serbe, e cila paraqet Kosovën si pjesë të Serbisë, gjatë hapjes së Forumit të parë për Zgjerimin e Bashkimit Evropian në Bruksel.

Sponsor 3M Express

Duke iu drejtuar komisionares evropiane për Zgjerim, Marta Kos, De Maegd ka kërkuar që Bashkimi Evropian të mos e relativizojë historinë e Kosovës dhe të shprehë një kërkimfalje për atë që ndodhi gjatë ceremonisë.

Eurodeputeti belg ka rikujtuar përvojën e tij në Kosovë gjatë vitit 1999, kur si reporter i luftës kishte kaluar tre muaj me popullin e Kosovës dhe kishte dëshmuar nga afër represionin e regjimit të atëhershëm të Slobodan Millosheviqit.

Ai ka përmendur mbi 14 mijë të vrarët, viktimat e pafajshme dhe dëbimin e rreth 850 mijë shqiptarëve nga shtëpitë e tyre gjatë luftës.

“Gjatë vitit 1999, si reporter lufte, kam kaluar tre muaj me popullin e Kosovës. Kam jetuar me ta dhe kam përjetuar represionin e egër të regjimit të Slobodan Millosheviqit. Lufta, mbi 14 mijë të vrarë në Kosovë. Viktima të pafajshme. Pastrimi etnik, me 850 mijë kosovarë të dëbuar nga shtëpitë e tyre në atë kohë. Kampet e refugjatëve, bombardimet dhe më pas, fatmirësisht, kthimi triumfues në Prishtinë dhe në atë që sot është një shtet i pavarur”, ka deklaruar De Maegd.

Ai ka thënë se interpretimi i këngës nacionaliste serbe, gjatë hapjes së forumit në Bruksel të dielën mbrëma, ishte një gabim i rëndë, veçanërisht për shkak të mesazhit territorial që ajo përcjell ndaj Kosovës.

De Maegd ka falënderuar komisionaren Kos për shprehjen e keqardhjes, por ka vënë në pikëpyetje mënyrën se si një këngë e tillë u lejua të interpretohej pa miratimin paraprak të shërbimeve evropiane.

“Përballë të kaluarës së dhimbshme të një populli të tërë, mendoj se një kërkimfalje do të ishte më se e mirëpritur përballë këtij rishkrimi të paturpshëm të historisë, i cili nga populli i Kosovës po përjetohet si një shuplakë e re”, ka theksuar eurodeputeti belg.

Në përgjigjen e saj, komisionarja evropiane për Zgjerim, Marta Kos, ka thënë se organizatorët i kishin dhënë udhëzimet grupit muzikor lidhur me atë që dëshironin të interpretohej, por nuk e kishin miratuar secilën këngë veç e veç.

Ajo ka shprehur keqardhje për incidentin, duke theksuar se Kosova meriton mbështetjen e plotë të Bashkimit Evropian.

“E kuptoj që kjo ka ndodhur dhe më vjen thellësisht keq. Kosova meriton të gjithë mbështetjen tonë dhe do ta ketë atë”, ka deklaruar Kos.

Komisionarja ka bërë të ditur gjithashtu se kishte qenë në kontakt me kryeministrin e Kosovës, të cilit i kishte shprehur keqardhjen për atë që ndodhi.

Ajo ka ritheksuar përkushtimin e Komisionit Evropian për ta mbështetur Kosovën në procesin e integrimit evropian.

“ A mund ta imagjinoni që t’i integrojmë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor, por jo Kosovën? Kjo nuk mund të ndodhë, thjesht nuk mund të ndodhë”, ka përfunduar Marta Kos./Telegrafi.

Lexo edhe

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

“A e njeh Ukin ti?”: Pyetja që “theu” internetin

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Pretendimet për kërcënim nga rektori i UP-së, studentët thërrasin protestë

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Rezultatet e referendumit publikohen të hënën, studentët nuk heqin dorë nga kërkesa për rritje të shujtës

Melodia nacionaliste serbe në Bruksel, eurodeputeti belg ia përplas Marta Kos-it vrasjet dhe dëbimet gjatë viteve 1998/99 në Kosovë | Momenti