Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në Oleshky

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump, ka siguruar një marrëveshje armëpushimi mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin Oleshky, të pushtuar nga forcat ruse, ka njoftuar Shtëpia e Bardhë, raporton BBC.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, armëpushimi në këtë qytet, i cili ndodhet në prag të një katastrofe për shkak të mungesës së ushqimit, ilaçeve dhe ujit të pijshëm, do të nisë më 29 tetor.

Sponsor 3M Express

Ukraina dhe Rusia kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes për evakuimin e banorëve dhe dërgimin e ndihmave humanitare, duke deklaruar se forcat e tyre do të ndërpresin të shtënat më 27 tetor, në orën 02:00 GMT.

Në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë thuhet se Melania Trump dhe një përfaqësues i saj kanë bashkëpunuar drejtpërdrejt me udhëheqjen ruse dhe ukrainase për përcaktimin e kushteve të armëpushimit.

“Udhëheqës civilë, jo ushtarakë, nga të dyja vendet do të bashkëpunojnë për t’i vizituar banorët e Oleshkyt në shtëpitë e tyre dhe për të përcaktuar nivelin e ndihmës që u nevojitet”, ka deklaruar Melania Trump.

Ajo shtoi se banorët që dëshirojnë të evakuohen do të marrin mbështetje dhe transport drejt destinacionit të tyre të preferuar, qoftë në Rusi apo Ukrainë.

Në njoftim nuk është specifikuar se sa do të zgjasë armëpushimi.

Deputeti ukrainas Davyd Arakhamia ka deklaruar se së shpejti do të nisë një operacion për zhbllokimin e qytetit dhe zonave përreth, ndërsa zëdhënësi i presidentit rus Vladimir Putin ka konfirmuar se banorët që dëshirojnë do të mund të largohen.

Oleshky u pushtua nga Rusia në ditët e para të pushtimit në shkallë të gjerë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Banorët e qytetit përballen me mungesë ushqimi, uji, energjie elektrike dhe shërbimesh mjekësore.

Para luftës, qyteti kishte rreth 24 mijë banorë, ndërsa sipas vlerësimeve ukrainase, aktualisht në qytet dhe zonat përreth kanë mbetur rreth 6 mijë persona, përfshirë 200 fëmijë. / Burimi: BBC

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

Sheqeri i fshehur në mishin e kuq lidhet me 63% rrezik më të lartë për diabet: Çfarë zbuluan shkencëtarët?

Sheqeri i fshehur në mishin e kuq lidhet me 63% rrezik më të lartë për diabet: Çfarë zbuluan shkencëtarët?

Xhinset e bardha nuk janë vetëm për verë: 4 mënyra si t’i kombinoni për t’u dukur plot stil

Xhinset e bardha nuk janë vetëm për verë: 4 mënyra si t’i kombinoni për t’u dukur plot stil

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju