Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet të pushtuar

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet të pushtuar

Melania Trump ndërmjetëson armëpushimin mes Rusisë dhe Ukrainës në një qytet të pushtuar

Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Melania Trump, ka siguruar një armëpushim mes Rusisë dhe Ukrainës në qytetin e Oleshkyt, i cili kontrollohet nga forcat ruse. Sipas njoftimit të Shtëpisë së Bardhë, armëpushimi pritet të hyjë në fuqi më 29 tetor.

Sponsor 3M Express

Qyteti, i vendosur në jug të Ukrainës dhe i pushtuar nga forcat ruse që nga shkurti i vitit 2022, po përballet me një krizë gjithnjë e më të rëndë ushqimore, për të cilën kanë raportuar banorët.

“Të dyja palët kanë rënë dakord të ndalojnë përkohësisht të gjitha veprimet ushtarake në Oleshky, për të mundësuar hyrjen e ndihmave humanitare dhe për të përgatitur evakuimin e civilëve përmes një korridori të sigurt”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.

Sipas njoftimit, armëpushimi do t’u mundësojë ekipeve civile nga të dyja vendet të veprojnë në zonë. Procesi do të dokumentohet nga një organizatë mediatike amerikane, bëri të ditur Melania Trump.

Njoftimi vjen në një kohë kur presidenti amerikan, Donald Trump, po ushtron presion ndaj presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të arritur një marrëveshje me presidentin rus, Vladimir Putin, me synimin për t’i dhënë fund luftës.

Ndërkohë, Melania Trump është angazhuar edhe në përpjekjet për ribashkimin me familjet e tyre të fëmijëve ukrainas që janë dërguar me forcë në Rusi gjatë luftës.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime

Situata në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të shkollës `Ali Sokoli`

Situata në Shqipëri, shtyhet ekskursioni i maturantëve të shkollës `Ali Sokoli`

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, kërkon konsultim para ndryshimeve

BE-ja mirëpret kthimin e Ligjit për Specialen në Kuvend, kërkon konsultim para ndryshimeve