Megan Fox thuhet se nuk është e shqetësuar për lidhjen e re të ish-partnerit të saj, reperit Machine Gun Kelly, me aktoren Dakota Johnson.

Sipas burimeve të cituara nga TMZ, aktorja 40-vjeçare është e përqendruar te fëmijët dhe puna e saj, pa dëshirë për t’u përfshirë në jetën sentimentale të ish-partnerit.
Fox dhe Machine Gun Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Colson Baker, i dhanë fund fejesës në nëntor të vitit 2024, shkruan DailyMail.
Në mars të vitit 2025, ata u bënë prindër të një vajze, Saga Blade Fox-Baker, ndërsa sot marrëdhënia e tyre thuhet se kufizohet te bashkëprindërimi.
Burime për Us Weekly kanë deklaruar se ish-çifti komunikon kryesisht për çështjet që lidhen me vajzën e tyre.
Sipas tyre, të dy kanë vendosur të mos rikthehen te marrëdhënia romantike dhe të përqendrohen te përgjegjësitë si prindër.
Përveç vajzës me reperin, Megan Fox ka edhe tre djem nga martesa e mëparshme me aktorin Brian Austin Green. Ndërkohë, Machine Gun Kelly është baba edhe i një vajze nga një lidhje e mëparshme.
Aktorja thuhet se është aktualisht beqare dhe dëshiron t’i kushtojë më shumë kohë familjes dhe projekteve profesionale.
Së fundmi, ajo ka lançuar një faqe për përmbajtje ekskluzive dhe është bërë pjesë e një fushate reklamuese për kompaninë e tele-shëndetësisë Ro. /Telegrafi/




