Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë

Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë

Mediumit të afërt me Vuçiqin i ndalohet transmetimi i lajmeve për shtatë ditë

Këshilli i Trupit Rregullator për Mediat Elektronike (REM) në Serbi ka vendosur t’ia ndalojë për shtatë ditë transmetimin e programeve informative televizionit Informer, një medium i afërt me ish-presidentin serb Aleksandar Vuçiq dhe Partinë Progresive Serbe (SNS).

Sponsor 3M Express

Vendimi u mor në mbledhjen e së mërkurës, ku anëtarët e Këshillit votuan njëzëri për ndalimin e transmetimit të emisionit informativ “Prva Info”, shkruan nova.rs.

Televizioni Informer njihet për qëndrimet proqeveritare dhe mbështetjen ndaj politikave të Vuçiqit, ndërsa shpesh ka qenë në qendër të kritikave për mënyrën e raportimit dhe trajtimin e kundërshtarëve politikë të pushtetit.

Në të njëjtën mbledhje, REM-i vendosi të nisë procedura edhe ndaj televizioneve Kurir, Prva, K1 dhe V5 nga Valjeva, për shkak të dyshimeve për shkelje të rregullave në ofrimin e shërbimeve mediatike.

Përfaqësuesit e këtyre televizioneve do të ftohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të REM-it.

Ndërkohë, më 26 tetor, dhjetëra qytetarë kishin hyrë në zyrat e televizionit Informer në Beograd, duke ndërprerë transmetimin e drejtpërdrejtë.

Protestuesit, mes tyre edhe Dijana Hrka, nëna e njërit prej viktimave të tragjedisë në stacionin hekurudhor të Novi Sadit, kërkuan llogari nga kryeredaktori Dragan J. Vuçeviq për mënyrën se si mediumi kishte raportuar për tragjedinë dhe protestat studentore. Ngjarja u shoqërua me përplasje verbale, ndërsa në vendngjarje intervenoi policia. /Telegrafi/

Lexo edhe

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Merz: Zgjedhjet e mesmandatit s’do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore politikat e Trump

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Sali: Integrimi gradual duhet të sjellë përfitime konkrete për qytetarët edhe përpara anëtarësimit në BE

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë

Moti i vranët dhe temperaturat e ulëta do të mbizotërojnë nesër në Kosovë