Me emrin e gjyshit hero dhe uniformën e FSK-së, Hazir Berisha nga Shkaba e Drenasit nis rrugëtimin në shërbim të Kosovës

Hazir Berisha nga fshati Shkabë i Drenasit, i është bashkuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke vazhduar traditën familjare të shërbimit ndaj vendit dhe duke trashëguar emrin e gjyshit të tij, Heroit të Kosovës, Hazir Berisha.

Sponsor 3M Express

I rritur në një familje me histori të lidhur ngushtë me luftën për lirinë e Kosovës, Berisha tashmë ka veshur uniformën e FSK-së, duke nisur një kapitull të ri në jetën e tij profesionale.

Ai është nipi i Heroit të Kosovës, Hazir Berisha, emrin e të cilit e mban me krenari, si dhe djali i veteranit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Arsim Berisha.

Si djali i madh i familjes Berisha, Haziri përfaqëson brezin e tretë të një familjeje, historia e së cilës është e lidhur me luftën për liri dhe shërbimin ndaj Kosovës.

Bashkimi i tij me FSK-në shënon një vazhdimësi simbolike ndërmjet brezave, nga sakrifica e gjyshit dhe kontributi i babait gjatë luftës, deri te angazhimi i tij në institucionin e sigurisë së vendit.

Për familjen Berisha dhe vendlindjen e tij, Shkabën (ish-Gllanasellë), ky është një moment i veçantë, ndërsa Haziri nis rrugëtimin e tij në uniformën e FSK-së, me synimin për t’i shërbyer Republikës së Kosovës.

Historia e tij pasqyron lidhjen ndërmjet brezave të familjeve që kontribuuan në luftën për liri dhe brezit të ri që sot angazhohet në institucionet e sigurisë së Kosovës./Telegrafi.

Lexo edhe

Sheqeri i fshehur në mishin e kuq lidhet me 63% rrezik më të lartë për diabet: Çfarë zbuluan shkencëtarët?

Sheqeri i fshehur në mishin e kuq lidhet me 63% rrezik më të lartë për diabet: Çfarë zbuluan shkencëtarët?

Xhinset e bardha nuk janë vetëm për verë: 4 mënyra si t’i kombinoni për t’u dukur plot stil

Xhinset e bardha nuk janë vetëm për verë: 4 mënyra si t’i kombinoni për t’u dukur plot stil

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju

Pse shtëpitë në Norvegji mbeten të ngrohta edhe në −30°C? Pesë mënyra që mund t’i zbatoni edhe ju