Mbyllet përkohësisht parkingu te Tregu i Gjelbër në Drenas

Mbyllet përkohësisht parkingu te Tregu i Gjelbër në Drenas

Mbyllet përkohësisht parkingu te Tregu i Gjelbër në Drenas

Komuna e Drenasit ka njoftuar se parkingu te Tregu i Gjelbër, në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, do të jetë i mbyllur për parkim nga e diela, më 25 tetor, deri në përfundimin e aktivitetit të planifikuar për të hënën, më 26 tetor 2026.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të komunës, kjo hapësirë do të shfrytëzohet për organizimin e një aktiviteti nga Drejtoria për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në bashkëpunim me organizatën Islamic Relief Worldwide, Zyra në Kosovë (IRW), për shpërndarjen e makinerive bujqësore për fermerët përfitues.

Përgatitjet për aktivitetin do të nisin të dielën, për çka komuna ka kërkuar që parkingu të lirohet plotësisht që nga kjo ditë.

Komuna e Drenasit u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i largojnë automjetet me kohë dhe të shfrytëzojnë parkingjet alternative gjatë kësaj periudhe, në mënyrë që përgatitjet dhe zhvillimi i aktivitetit të realizohen pa pengesa. /Telegrafi/

Lexo edhe

Arrestohet shtetasi gjerman, nuk dëshmoi prejardhjen e një milion eurove

Arrestohet shtetasi gjerman, nuk dëshmoi prejardhjen e një milion eurove

Ivan Toney bëhet viral me teknikën e re ‘të çuditshme’ të penalltisë, portieri nuk ishte gati për këtë

Ivan Toney bëhet viral me teknikën e re ‘të çuditshme’ të penalltisë, portieri nuk ishte gati për këtë

Ingrit Gjoni zbulon shumën e majme të bakshishit që mori nga shqiptarët në Angli: 72 mijë funte për dy orë

Ingrit Gjoni zbulon shumën e majme të bakshishit që mori nga shqiptarët në Angli: 72 mijë funte për dy orë

Mbyllet përkohësisht parkingu te Tregu i Gjelbër në Drenas | Momenti