Për shkak të zhvillimit të garës urbane të çiklizmit “Criterium Prishtina”, një pjesë e Rrugës B në Prishtinë do të jetë e mbyllur për qarkullimin e automjeteve sot, nga ora 08:30 deri në 12:00.
Komuna e Prishtinës ka njoftuar se kufizimi do të përfshijë segmentin e Rrugës B, nga rrethi që lidhet me Rrugën A e deri te rrethi në afërsi të Maxi 24.

Megjithatë, qarkullimi në rreth-rrotullimin te Maxi 24 nuk do të ndërpritet, pasi shiriti i brendshëm i tij do të mbetet i hapur për qarkullim normal.
Për të shmangur vonesat dhe ngarkesat në trafik, Komuna u ka bërë thirrje qytetarëve që të shfrytëzojnë rrugët alternative, përfshirë Rrugën A, Rrugën C dhe Rrugën “Fadil Vata”, përmes lagjes Bregu i Diellit.
Burimi: Dukagjini




