Mbreti Charles III uron Shiroka Pulën, thekson partneritetin me Kosovën

Mbreti Charles III uron Shiroka Pulën, thekson partneritetin me Kosovën

Mbreti Charles III uron Shiroka Pulën, thekson partneritetin me Kosovën

Në mesazhin e tij, Mbreti Charles III dhe bashkëshortja e tij i kanë përcjellë Presidentes urimet e tyre, duke theksuar miqësinë e afërt dhe të qëndrueshme ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, të bazuar në vlera të përbashkëta dhe të forcuar ndër vite përmes partneritetit.

Mbreti rikujtoi vizitën e tij të parë në Kosovë, në vitin 1999, menjëherë pas përfundimit të luftës, si dhe vizitën e vitit 2016, kur së bashku me bashkëshorten vizitoi në Prizren një ekspozitë me veprat e babait të ndjerë të Presidentes Shiroka Pula.

Sponsor 3M Express

Në mesazh, ai theksoi se të dy vendet do të vazhdojnë të bashkëpunojnë për sigurinë dhe stabilitetin në Evropë, në një kohë kur bota përballet me sfida të rëndësishme gjeopolitike dhe klimatike.

Charles III shprehu dëshirën që gjatë mandatit të Presidentes Shiroka Pula të thellohen më tej lidhjet ndërmjet dy vendeve, duke përcjellë urimet më të mira për të dhe për popullin e Kosovës.

Burimi: RTKLive

Lexo edhe

“Kam djalin 12-vjeçar, nuk e di ku është” – ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt kundërshton paraburgimin, Prokuroria zbulon gjashtë raste penale ndaj tij

“Kam djalin 12-vjeçar, nuk e di ku është” – ish-bashkëshorti i Arlinda Zekajt kundërshton paraburgimin, Prokuroria zbulon gjashtë raste penale ndaj tij

Mbreti Charles uron Shiroka-Pulën, rikujton vizitat në Kosovë më 1999 dhe 2016

Mbreti Charles uron Shiroka-Pulën, rikujton vizitat në Kosovë më 1999 dhe 2016

Deponia ilegale e mbeturinave në Mirash të Ferizajt, komuna zotohet ta largojë dhe të shqiptojë gjoba

Deponia ilegale e mbeturinave në Mirash të Ferizajt, komuna zotohet ta largojë dhe të shqiptojë gjoba