Mbrëmja festive në Prishtinë për Pavarësinë e Shqipërisë, Malaj thekson lidhjet vëllazërore

Mbrëmja festive në Prishtinë për Pavarësinë e Shqipërisë, Malaj thekson lidhjet vëllazërore

Mbrëmja festive në Prishtinë për Pavarësinë e Shqipërisë, Malaj thekson lidhjet vëllazërore

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj ka bërë një falënderim të veçantë për të gjithë ata që kontribuuan në realizimin e mbrëmjës në Prishtinë për të shënuar 114-vjetorin e Pavarësisë dhe 82-vjetorin e Çlirimit të Shqipërisë.

Sponsor 3M Express

Përmes një postimi, Malaj e ka cilësuar këtë organizim si dëshmi të lidhjeve të thella historike dhe vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Ai ka theksuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit mes dy vendeve në fushën ekonomike, infrastrukturore dhe energjetike, si dhe të mbështetjes së ndërsjellë në rrugën drejt integrimit evropian dhe euroatlantik.

“E ardhmja jonë është në një Evropë të bashkuar, ku Shqipëria dhe Kosova do të kontribuojnë së bashku si vende me histori, identitet dhe vizion të përbashkët”, ka shkruar Malaj në Facebook.

Mbrëmja festive u organizua edhe në kuadër të aktivitetit “Albania’s European Week”./Klankosova.tv

Lexo edhe

Ekskluzive | Aksion i Krimeve Kibernetike, disa persona të arrestuar

Ekskluzive | Aksion i Krimeve Kibernetike, disa persona të arrestuar

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

Sveçla: Gjatë qeverisjes “Kurti 2” u fuqizua siguria dhe u luftua krimi i organizuar

QMK me paralajmërim: Moti përkeqësohet nga sonte, reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës

QMK me paralajmërim: Moti përkeqësohet nga sonte, reshje shiu dhe bore gjatë fundjavës