Mblidhen protestuesit para Qeverisë, kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt

Protestuesit janë mbledhur para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, ku tashmë ka filluar konferenca e dy ministrave, Donika Gërvalla dhe Xhelal Sveçla.

Sponsor 3M Express

Konferenca e përbashkët e ministres së Drejtësisë dhe ministrit të Punëve të Brendshme ka të bëjë me vrasjen e Arlinda Zekajt në Vitomiricë ë Pejës, ndërsa protestuesit po kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale.

Një ditë më parë, Zyra e Kryeministrit njoftoi se ka pranuar raportet e hollësishme të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme lidhur me trajtimin e rastit të viktimës.

Sipas njoftimit, raportet do të analizohen për të identifikuar lëshimet, neglizhencën, mosreagimin dhe përgjegjësinë e mundshme institucionale.

Zyra e Kryeministrit ka bërë të ditur se Gërvalla dhe Sveçla do të flasin për këto raporte dhe veprimet e mëtejme.

Ndërkohë, protestuesit janë mbledhur para objektit qeveritar, duke vazhduar kërkesat për përgjegjësi nga institucionet që kanë trajtuar rastin e Arlinda Zekajt.

Vrasja e saj ka nxitur protesta dhe reagime të shumta gjatë ditëve të fundit në Kosovë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Hapet konkursi për specializime, në dispozicion 313 vende për mjekët

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Vendos Supremja: Policia s’mund t’ua konfiskojë shoferëve patentë-shoferin më shumë se 8 ditë

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Prizreni pret edicionin e 15-të të garës “Balkan Green Ideas”, do ndahen 20 mijë dollarë për bizneset e gjelbra

Mblidhen protestuesit para Qeverisë, kërkojnë drejtësi dhe llogaridhënie institucionale për vrasjen e Arlinda Zekajt | Momenti