Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore dhe Peticione do të mblidhet në orën 10:00, ku do të raportojë Avokati i Popullit lidhur me raportet vjetore të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitet 2024 dhe 2025, si dhe aktivitetet e planifikuara për periudhën e ardhshme, raporton RTKlivwe.
Ndërkaq, Komisioni për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit do të mbajë mbledhje në orën 14:00.

Në rend dite të këtij komisioni janë shqyrtimi i raporteve me amendamente për projektligjet që ndryshojnë dhe plotësojnë Ligjin për Këshillin Gjyqësor të Kosovës dhe Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, si dhe plotësimi i planit të punës së komisionit.
Burimi: RTKLive




