“Mbiemri Haradinaj s’është strehë horrash e kriminelësh”, Anita reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Anita Mucaj-Haradinaj, bashkëshortja e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Zekajt, duke shprehur dhimbje për rastin dhe duke kërkuar që personi përgjegjës të marrë dënimin e merituar.

Sponsor 3M Express

Në reagimin e saj, Mucaj-Haradinaj i është drejtuar avokates Adelina Hoxha, duke i kërkuar që të bëjë të ditur publikisht dhe para organeve hetimore se për cilin person me mbiemrin Haradinaj bëhet fjalë, lidhur me kërcënimet që, sipas saj, i kishte bërë personi i dyshuar për vrasjen e Arlinda Zekajt.

Ajo ka theksuar se nuk është hera e parë që persona të ndryshëm e keqpërdorin mbiemrin Haradinaj për të frikësuar dhe kërcënuar të tjerët, duke e përdorur atë si mburojë për veprimet e tyre.

Mucaj-Haradinaj ka shtuar se këtë mbiemër e mbajnë edhe ajo, fëmijët e saj dhe qindra anëtarë të tjerë të familjes, ndaj ka kërkuar që të mos krijohet paqartësi për personin të cilit i referohet avokatja.

“Ky është një mbiemër që përfaqëson sakrificën dhe dashurinë për atdhe, respektin ndaj shtetit dhe ligjit, e jo strehë horrash e kriminelësh”, ka shkruar ajo.

Në fund të reagimit, Mucaj-Haradinaj ka shprehur shpresën që personi përgjegjës për vrasjen e Arlinda Zekajt të marrë dënimin e merituar.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

14 ditë protesta në Shqipëri, pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

14 ditë protesta në Shqipëri, pjesëmarrje më e ulët dhe situatë e qetë

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumatorit është pasqyra reale e shpenzimeve të qytetarëve, jo të tregojë shifra më të ulëta

Durmishi: Qëllimi i shportës së konsumatorit është pasqyra reale e shpenzimeve të qytetarëve, jo të tregojë shifra më të ulëta

Kur shteti nuk dëgjon

Kur shteti nuk dëgjon

“Mbiemri Haradinaj s’është strehë horrash e kriminelësh”, Anita reagon pas vrasjes së Arlinda Zekajt | Momenti