Mbi 700 mijë euro shpenzime për tre muaj – cili subjekt politik shpenzoi më shumë?

Mbi 700 mijë euro shpenzime për tre muaj – cili subjekt politik shpenzoi më shumë?

Mbi 700 mijë euro shpenzime për tre muaj – cili subjekt politik shpenzoi më shumë?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar raportet e shpenzimeve për tremujorin e tretë të vitit 2026, përkatësisht për periudhën korrik–shtator, të subjekteve politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës.

Sponsor 3M Express

Sipas njoftimit të KQZ-së, publikimi i raporteve bëhet në përputhje me Ligjin për Financimin e Subjekteve Politike, i cili përcakton detyrimin e partive për të dorëzuar raportet financiare në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike.

Dokumentet financiare janë publikuar në faqen zyrtare të KQZ-së dhe mundësojnë shqyrtimin e shpenzimeve të deklaruara nga subjektet politike gjatë kësaj periudhe.

Në mesin e raporteve të publikuara janë ato të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) ,Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe Aleancës.

Nga analiza e raporteve rezulton se Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar shpenzimet më të larta në mesin e këtyre katër subjekteve politike gjatë tremujorit të tretë të vitit.

LVV ka raportuar gjithsej 269,544.87 euro shpenzime gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, shkruan Telegrafi.

Pjesa më e madhe e këtyre shpenzimeve lidhet me pagat, të cilat në total arrijnë në 197,723.02 euro. Në këtë kategori përfshihen pagat neto të punëtorëve, tatimi dhe kontributet.

Një tjetër kategori e madhe e shpenzimeve të LVV-së është qiraja, për të cilën janë deklaruar 48,501.27 euro gjatë tre muajve. Subjekti ka raportuar po ashtu shpenzime për udhëtime, telekomunikim, furnizime, mirëmbajtje, marketing dhe shërbime komunale.

Pas LVV-së renditet Partia Demokratike e Kosovës, e cila ka deklaruar 212,394.66 euro shpenzime gjatë të njëjtës periudhë.

Edhe te PDK-ja pjesa më e madhe e shpenzimeve lidhet me pagat, me gjithsej 122,030.57 euro.

PDK ka deklaruar gjithashtu 36,606.18 euro për shërbime, ndërsa për qira janë shpenzuar 13,837.90 euro.

Në kategorinë e marketingut dhe informimit publik, PDK ka raportuar 12,826.74 euro shpenzime. Në raport figuron edhe një pagesë prej 10 mijë eurosh për blerjen e një veture.

E treta për nga niveli i shpenzimeve është Lidhja Demokratike e Kosovës, me gjithsej 163,644.98 euro.

Sipas raportit të LDK-së, për paga janë shpenzuar 107,050.82 euro, ndërsa për qira janë deklaruar 20,456.10 euro.

Në kategoritë e tjera, LDK ka raportuar 10,695.83 euro për furnizime dhe mallra, 8,600 euro për shërbime kontraktuese, si dhe 6,731.69 euro për karburante.

Nga katër partitë e analizuara, shpenzimet më të ulëta i ka deklaruar Aleanca. Ky subjekt ka raportuar gjithsej 62,675.14 euro shpenzime për periudhën korrik–shtator 2026.

Edhe në këtë subjekt një pjesë e konsiderueshme e shpenzimeve lidhet me pagat, ndërsa në raport figurojnë gjithashtu 22,015.05 euro në kategorinë e shpenzimeve të tjera. AAK ka deklaruar shpenzime edhe për telekomunikim, furnizime dhe shërbime komunale.

Në total, katër subjektet politike kanë deklaruar 708,259.65 euro shpenzime gjatë tremujorit të tretë të vitit 2026.

Dallimi mes LVV-së, si subjekti me shpenzimet më të larta, dhe PDK-së është rreth 57 mijë euro, ndërsa krahasuar me AAK-në, Vetëvendosje ka deklaruar mbi 206 mijë euro më shumë shpenzime gjatë të njëjtës periudhë. /Telegrafi/

Lexo edhe

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Kurti pret përfaqësuesit shqiptarë nga Lugina e Preshevës, Medvegja, Bujanoci dhe Pazari i Ri pas fitimit të dy mandateve

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Mbappe tregon kush priste ta fitonte Topin e Artë dhe ka disa fjalë për Harry Kane

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Supremja e hedh si të palejuar ankesën e Blerim Isufajt kundër largimit nga pozita e kryeprokurorit

Mbi 700 mijë euro shpenzime për tre muaj – cili subjekt politik shpenzoi më shumë? | Momenti