Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Mbi 2 kilogramë kokainë të fshehura në makinën e tyre, arrestohen dy shqiptarë në Itali

Dy shtetas shqiptarë, përkatësisht 23 dhe 28 vjeç, janë arrestuar në Itali, pasi policia zbuloi mbi dy kilogramë kokainë të fshehura në një hapësirë të posaçme në automjetin me të cilin udhëtonin.

Sponsor 3M Express

Sipas medies italiane Teleromanga, kontrolli u krye nga Policia e Shtetit në zonën e Bolonjës, pasi automjeti, i cili vinte nga Valsamoggia dhe ishte në pronësi të një gruaje me banim në provincën e Sienës, tërhoqi vëmendjen e efektivëve për shkak të sjelljes së dy personave që ndodheshin në të.

Nervozizmi i tyre gjatë kontrollit bëri që policët të kryenin verifikime më të hollësishme dhe të kontrollonin automjetin, transmeton Telegrafi.

Gjatë kontrollit, efektivët vunë re një parregullsi në tapicerinë poshtë pedaleve të drejtuesit të mjetit, ku ishte krijuar një hapësirë e fshehtë brenda shasisë së makinës, e pajisur me një mekanizëm të posaçëm hapjeje dhe mbylljeje.

Në këtë hapësirë u gjetën dy pako me më shumë se dy kilogramë kokainë, të cilat u sekuestruan nga autoritetet. Në kuadër të operacionit u sekuestrua edhe automjeti.

Dy shqiptarët u arrestuan në flagrancë, nën dyshimin për mbajtje dhe transport të lëndëve narkotike në bashkëpunim.

Ata u shoqëruan në ambientet e policisë rrugore, në pritje të procedurave të mëtejshme gjyqësore./Telegrafi/

Lexo edhe

Muriqi në stol ndaj Liverpoolit

Muriqi në stol ndaj Liverpoolit

“Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” – qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

“Gjumi s’ka me ju marrë, flaka ka me ju dalë” – qytetarët vazhdojnë protestën në Prishtinë

Shoferi në Malajzi ndalet gjatë ndjekjes nga policia për të paguar taksën e autostradës

Shoferi në Malajzi ndalet gjatë ndjekjes nga policia për të paguar taksën e autostradës