Mbappe u përgjigjet kritikëve: Kush thotë se s’kemi cilësi, gënjen

Mbappe u përgjigjet kritikëve: Kush thotë se s’kemi cilësi, gënjen

Mbappe u përgjigjet kritikëve: Kush thotë se s’kemi cilësi, gënjen

Kylian Mbappe ka përjetuar një natë historike në stadiumin “Camp Nou”, duke qenë protagonisti kryesor në fitoren e madhe 2-1 të Real Madridit ndaj Barcelonës në “El Clasico”.

Sponsor 3M Express

Përveç dygolëshit vendimtar, ylli francez arriti shifrën jubilare prej 100 golash me fanellën e klubit mbretëror.

Sipas të dhënave të klubit madrilen, sulmuesit 27-vjeçar iu deshën vetëm 116 paraqitje zyrtare për të kapur kuotën e 100 realizimeve, duke vulosur një ecuri mbresëlënëse që prej transferimit të tij në Madrid.

Në një prononcim për televizionin zyrtar të klubit, Real Madrid TV, Mbappe ia dedikoi meritat të gjithë kolektivit.

Gjatë intervistës, sulmuesi francez nuk hezitoi t’u përgjigjej zërave skeptikë që kanë vënë në dyshim nivelin e lojës së Real Madridit këtë edicion.

Kur i sheh lojtarët që kemi këtu, kush thotë se nuk ka cilësi është gënjeshtar. Por duhet të bëjmë gjithçka si skuadër dhe si grup, sepse vetëm kështu do t’i arrijmë objektivat që dëshirojmë”, theksoi ai.

Megjithatë, Mbappe bëri thirrje për përqendrim maksimal, duke paralajmëruar se triumfi në terrenin e rivalit të përbetuar nuk garanton asgjë pa vazhdimësi.

Është një mesazh i mirë kjo fitore në ‘Camp Nou’, por nuk duhet të mendojmë se sezoni ka përfunduar. Duhet të vazhdojmë me të njëjtin intensitet.”

 Me këtë fitore në transfertë, Real Madridi ngushton në vetëm tri pikë distancën me Barcelonën kryesuese, duke e rihapur plotësisht luftën për titullin kampion në La Liga.

Lexo edhe

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

Dosja për kanosjen ndaj Arlinda Zekajt: “Kam me të mbyt, kam me të ngre zhag”

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

“Asgjë nuk do të jetë më si më parë”: Çfarë e pret Listën Serbe pas humbjes së Vuçiqit?

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Crans-Montana planifikon dy memoriale për 41 viktimat e zjarrit tragjik në Zvicër

Mbappe u përgjigjet kritikëve: Kush thotë se s’kemi cilësi, gënjen | Momenti