Kryetari i Odës së Avokatëve të Kosovës për rajonin e Prizrenit, Blerim Mazreku sqaron se si avokatët duhet t’ua bartin mjetet klientëve.

“Në rastet kur avokati pranon shuma monetare në emër të klientit të tij, ai është i detyruar sa më shpejtë që është e mundur dhe pa asnjë vonesë të paarsyeshme t’i transferoj tek klienti që e ka përfaqësuar. Zakonisht procedura e transferimit të mjeteve është përmes llogarive bankare, ku transferi dëshmohet me fletë transfer. Në rastet e veçanta kur ndonjë klient kërkon që t’i dorëzohen me para cash, avokati është i detyruar që parat t’i tërheq në emër të tij dhe t’ia dorëzojë por duhet normalisht të krijojë ndonjë vërtetim me qëllim të provimit sepse klienti mund ta kontestoj dhënien e parave tek ai. Në këto situata avokati besoj është tërësisht i mbuluar ligjërisht sepse provon se parat i ka marrë klienti”.
Mirëpo, i pari i odës për këtë rajon, thotë se mos bartja e këtyre mjeteve tek klienti, përbën vepër penale të “Keqpërdorimit të besimit”.
Mazreku thekson se nëse parat ipen cash, avokati duhet të provoj se parat i ka tërhequr në emër të klientit dhe për të njëjtat të ofroj vërtetim mbi dorëzimin e tyre tek klienti.
“Në rastet e mos tranferimit e mjeteve monetare tek klienti nuk kemi të bëjmë vetëm me shkelje të Kodit të Etikës por kemi të bëjmë edhe me vepër penale të Keqpërdorimit të besimit nga ana e avokatit. Në këtë situatë barra të provuarit i bie prokurorisë, megjithatë se si do të mund të provohej është lehtësisht e thjeshtë ngase, fillimisht llogaria bankare e avokatit e provon nëse parat fillimisht i ka pranuar avokati, pastaj nëse të njëjtat i ka transferuar tek klienti i tij dhe eventualisht nëse avokati pretendon që nëpërmjet të parave të gatshme e ka kryer këtë obligim të tij atëherë duhet fillimisht të ekzistoj përshkrimi se tërheqja është bërë në emër të klientit dhe vërtetimi se këto para i janë dhënë klientit”.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
Burimi: Sinjali




