Matthaus zbulon pse Harry Kane mund të qëndrojë te Bayerni pas fitimit të Topit të Artë

Matthaus zbulon pse Harry Kane mund të qëndrojë te Bayerni pas fitimit të Topit të Artë

Matthaus zbulon pse Harry Kane mund të qëndrojë te Bayerni pas fitimit të Topit të Artë

Legjenda e futbollit gjerman, Lothar Matthaus, beson se fitimi i Topit të Artë nga Harry Kane mund të ndikojë që sulmuesi anglez të nënshkruajë kontratë të re me Bayern Munichun.

Sponsor 3M Express

Kane u bë të hënën anglezi i parë që fiton këtë çmim prestigjioz që nga Michael Owen në vitin 2001. Sulmuesi pati një sezon të jashtëzakonshëm, duke shënuar 61 gola në 51 ndeshje në të gjitha garat për Bayernin, me të cilin fitoi titullin e Bundesligës dhe Kupën e Gjermanisë.

“Jemi shumë të lumtur që Harry Kane luan në Bundesligë. Ai është një ambasador ndërkombëtar i futbollit”, deklaroi Matthaus, fitues i Topit të Artë në vitin 1990.

Sipas tij, Kane ka gjetur ambientin e duhur në Mynih, ku ndihet i qetë dhe ka bashkëlojtarët e duhur për të vazhduar sukseset.

“Ai ndoshta e ka ëndërruar fitimin e Topit të Artë, por për këtë duhet të luash në një klub të madh si Bayerni. Ai ka gjetur qetësinë në Mynih dhe klubin e duhur, me bashkëlojtarët e duhur”, shtoi ish-kapiteni i Gjermanisë.

Kane iu bashkua Bayernit në vitin 2023 nga Tottenham Hotspur, në një transferim që kushtoi rreth 100 milionë euro, me synimin për të fituar trofe të rëndësishëm. Tashmë, palët janë në bisedime për vazhdimin e kontratës së tij.

Matthaus beson se momenti është i përshtatshëm për sulmuesin anglez që të nënshkruajë marrëveshje të re, duke theksuar se Bayerni ka luajtur rol të rëndësishëm në suksesin e tij individual.

“Marrëdhënia mes Harry Kanes dhe Bayern Munichut është e shkëlqyer. Duke parë gjithçka që ka ndodhur gjatë tri viteve të fundit, besoj se ai do ta vazhdojë kontratën edhe për dy ose tre vjet të tjera”, përfundoi Matthaus. /Telegrafi/

Lexo edhe

Bayern Munich konfirmon gjendjen e Vincent Kompanyt pas daljes nga spitali

Bayern Munich konfirmon gjendjen e Vincent Kompanyt pas daljes nga spitali

Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

Bashkimi pëson tjetër humbje në FIBA Europe Cup, mposhtet nga Elan Chaloni

Balaj: Nuk mendoj se PDK kishte presion ndërkombëtar për ta kthyer ligjin (VIDEO)

Balaj: Nuk mendoj se PDK kishte presion ndërkombëtar për ta kthyer ligjin (VIDEO)

Matthaus zbulon pse Harry Kane mund të qëndrojë te Bayerni pas fitimit të Topit të Artë | Momenti