Drejtorit Ekzekutiv të Bugatti-t, Mate Rimac, sapo i është vjedhur makina.

Dhe nuk bëhet fjalë për një makinë të zakonshme të kompanisë, por për një Bugatti Chiron me vlerë 3 milionë dollarë.
Rimac e ka ndarë të gjithë historinë në Instagramin e tij, së bashku me një regjistrim nga kamerat e sigurisë që tregon momentin e saktë kur supermakina u vodh nga fabrika.
Në video, Rimac tregon se e ka zakon t’i lërë çelësat brenda makinës, veçanërisht kur është në punë.
Ai shpjegon se makinat e tij përdoren shpesh nga kolegët për testime e të tjera.
Megjithatë, këtë herë, askush nuk e dinte se kush e kishte marrë Chiron-in, derisa dikush erdhi dhe i njoftoi se makina mund të ishte vjedhur.
Të dhënat treguan se hajduti po drejtohej drejt Sllovenisë.
Kështu, Mate vendosi ta ndiqte atë me Porsche-n e tij 911. Por, para se të mund ta kapte, personi në fjalë hyri në Austri.
Në atë moment, forcat e rendit kroate, në bashkëpunim me policinë austriake, ishin tashmë në kërkim të makinës dhe personi u kap. /Telegrafi/




