Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

Masakër në Poloni: Gjashtë të vrarë e 16 të plagosur nga të shtënat me armë në Krakovë – gjenden të vdekur edhe familjarët e sulmuesit

Një sulm i rëndë me armë zjarri ka tronditur Poloninë, ku gjashtë persona kanë humbur jetën dhe 16 të tjerë janë plagosur në sheshin kryesor të qytetit të Krakovës. Kryeministri polak, Donald Tusk, e ka cilësuar ngjarjen si akt terrorist.

Sponsor 3M Express

Sulmi ndodhi të shtunën, më 7 nëntor, rreth orës 15:00, kur një person i maskuar, i veshur me uniformë ushtarake, hyri me veturë në sheshin e frekuentuar nga turistët dhe hapi zjarr ndaj njerëzve që ndodheshin aty.

Qytetarët u përfshinë nga paniku, duke vrapuar për t’u strehuar në ndërtesat përreth, ndërsa forcat policore ndërhynë për të neutralizuar sulmuesin.

Pas shkëmbimit të zjarrit me policinë, i dyshuari, një shtetas polak 24-vjeçar, mbeti i plagosur dhe u arrestua. Ai u dërgua në spital për trajtim mjekësor.

Tronditje edhe më e madhe: Gjenden të vrarë prindërit dhe motra e sulmuesit

Gjatë hetimeve, autoritetet polake zbuluan edhe tre trupa të pajetë në banesën e të dyshuarit.

Policia konfirmoi se viktimat ishin babai 53-vjeçar, nëna 52-vjeçare dhe motra 20-vjeçare e sulmuesit. Sipas raportimeve, trupat kishin plagë të shkaktuara nga armët e zjarrit.

Ende nuk janë sqaruar plotësisht rrethanat e vdekjes së tyre dhe lidhja e mundshme me sulmin në sheshin e Krakovës.

Dy policë të plagosur, njëri në gjendje kritike

Në mesin e të plagosurve janë edhe dy zyrtarë policorë, njëri prej të cilëve ka pësuar tri plagë nga arma e zjarrit dhe ndodhet në gjendje jashtëzakonisht të rëndë.

Kryeministri Tusk ka vlerësuar guximin e policëve Jakub Kulik dhe Artur Morański, të cilët morën pjesë në arrestimin e sulmuesit, duke i cilësuar si heronj të vërtetë.

Ndërkohë, në mesin e gjashtë viktimave të sulmit janë katër gra dhe dy burra. Njëra prej viktimave është identifikuar si shtetase britanike.

Në mesin e të plagosurve raportohen edhe shtetas nga Austria, Britania e Madhe, Gjermania, Portugalia dhe Rusia.

Sulmuesi dyshohet se kishte pikëpamje ekstremiste

Sipas autoriteteve, 24-vjeçari nuk kishte precedentë penalë dhe posedonte leje për armë zjarri.

Ministri i Brendshëm polak, Marcin Kierwiński, deklaroi se i dyshuari shfaqte pikëpamje shumë radikale dhe ishte i fascinuar nga ideologjitë e ekstremit të djathtë.

Gjatë kontrollit të veturës së tij, policia sekuestroi armë dhe municion. I dyshuari raportohet se kishte përdorur një armë gjysmëautomatike të ngjashme me pushkën AR-15, ndërsa posedonte edhe një pistoletë.

Prokuroria Kombëtare e Polonisë ka nisur hetimet duke e trajtuar ngjarjen si vepër terroriste.

Polonia shpall dy ditë zie kombëtare

Pas tragjedisë, autoritetet polake shpallën dy ditë zie kombëtare, duke ulur flamujt në gjysmështizë dhe anuluar aktivitete të ndryshme argëtuese.

Ngjarja ka shkaktuar tronditje të thellë në vend, ndërsa hetuesit po punojnë për të zbardhur motivin e sulmit dhe rrethanat e vdekjes së tre familjarëve të të dyshuarit.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

Burimi: Sinjali

Lexo edhe

Bosi i Nvidia pranon tradhtinë ndaj gruas, dyshime se e dashura është spiune kineze

Bosi i Nvidia pranon tradhtinë ndaj gruas, dyshime se e dashura është spiune kineze

Sa mirë e njohin banorët njëri-tjetrin me sy mbyllur? Shpërthejnë të qeshurat në shtëpi (VIDEO)

Sa mirë e njohin banorët njëri-tjetrin me sy mbyllur? Shpërthejnë të qeshurat në shtëpi (VIDEO)

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani

Pas rastit të Arlinda Zekajt, Ministria e Familjes në pritje të raporteve nga Peja e Gjilani